UEFA ka ka hapur një procedim disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për ndeshjen e mbrëmshme Shqipëri-Rumani.
Akuza lidhet me ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e objekteve të forta si dhe pushtimin e fushës nga persona të paautorizuar të cilët dëshironin të festonin me kuqezinjtë në fund të takimit.
Nuk dihet ende se kur do të merret vendimi për këtë rast, ndërkohë që nesër mësohet dënimi për incidentet në ndeshjen me Zvicrën, ndeshje ku u shpalos një banderolë për Çamërinë dhe ku sërish tifozët ndezën fishekzjarre.















