Aktorja franceze Patricia Millardet, e njohur për rolin e saj në teleserialin “La Piovra”, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në një spital në Romë pas një krize kardiake.
Aktorja jetonte në Itali që prej fundit të viteve ’80 dhe u bë një personazh i dashur për shikuesit pas interpretimit si Silvia Conti, një gjyqtare e guximshme dhe e pa korruptueshme, në teleserialin me mafien italiane që u transmetua nga viti 1989 deri në 2001.



















