Dikush është duke i ndenjur gati flamurit kombëtar të vendosur “te Rrethi”, rrugës për Veternik në Prishtinë. Këto ditë është vendosur një flamur i ri, duke e zëvendësuar atë të vjetrin i cili kishte filluar të griset.
Javën e kaluar KosovaPress ka raportuar se flamuri kombëtar ishte shqyer dhe se nuk ishte përkujdesur askush për ta ndërruare.
Komuna e Prishtinës ishte përgjigjur se flamuri nuk është vendosur nga ata dhe se ndërrimi i tij eventual nuk është biseduar ende në Komunë.
Se kush po e vendos flamurin kombëtar në hyrje të Prishtinës, mbetet ende e paqartë.
Dyshohet se këtë po e bënë Lëviza Vetëvendosje, por ata deri me tash nuk e kanë marrë përgjegjësinë.















