Ndërsa policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull K/Shqiptar i cili kishte ndërhyrë në një mosmarrëveshje. Viktima ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari kanë konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.






















