Dhjetëra të rinj u angazhuan për të bllokuar punimet, ndërsa bënë thirrje për protestë.
Në mbrëmje, ata zbarkuan tek Parku i Liqenit.
Por duket se punonjësit e kompanisë së po ndërton këndin e lojërave, kanë rrahur aktivistët.
Një prej organizatorëve të protestës, Eljan Tanini është goditur me grushta dhe shqelma prej përfaqësuesve të kompanisë, të cilës i janë bllokuar punimet.
Policët kanë qenë të pranishëm në momentin e dhunës, por nuk kanë ndërhyrë.
- Sipas aktivistëve, edhe gjatë shoqërimit të agresorit, ai ka vazhduar t’i godasë aktivistët dhe t’i fyejë.
“Ikni ore, ju q… robt”, u është drejtuar ai.
Megjithatë protestuesit nuk duken të trembur.
Një prej vajzave i është përgjigjur flakë për flakë kërcënimeve të “të fortit” të kompanisë: “Do na hash k**in!”
Ndërkohë Lapsi.al shkruan se Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të dalë kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të LSI, Ralf Gjoni u takua me protestuesit që qëndruan gjatë gjithë natës pranë vendit ku do të ndërtohet këndi, pasi firma që ka fituar tenderin nisi të hedhë beton në park.
Erion Veliaj kishte premtuar publikisht se nuk do të përdorej beton për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë.
Lapsi.al mëson se Gjoni u ka kërkuar aktivistëve të shoqërisë civile që t’i drejtohen me një letër Këshillit Bashkiak.
Kjo letër do të shqyrtohet më pas në Këshill dhe pritet të ketë mbështetjen e këshilltarëve të LSI.
Edhe Këshilltarët e PD janë kundër betonizimit të parkut dhe kanë protestuar kundër projekti të Valiajt.
Nëse mbështet letrën e shoqërisë civile, ajo dhe PD i kanë votat për të krijuar shumicën që duhet për ta hedhur poshtë projektin e Veliajt, për shkak se ndryshe nga sa ka deklaruar kryebashkiaku, në park po hidhet beton.
















