Avni Allmeti, që jeton në Durrës tha se ishte një njeri familjar që i pëlqenin zakonet dhe traditat e pikërisht për këtë vendosi të martohej me mblesëri. Ai pretendon të jetë gënjyer nga bashkëshortja për virgjërinë dhe prandaj e ka kthyer atë në shtëpinë e prindërve.
Kthimi, cënimi i nderit të nusjes ka shkaktuar shqetësim tek familja e saj, të cilët e kanë kërcënuar 36-vjeçarin me jetë, e për këtë ai është ngujuar brenda banesës së tij. Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” Avniu tregoi njohjen me bashkëshorten, po ashtu edhe se kishte pasur shumë femra të tjera para saj, gjë që e bënte ekspert në njohjen e tyre.






















