Katër zyrtarë të emigracionit, mes tyre edhe Drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Emigracionit, Enekeleda Toska, u arrestuan pas zbulimit të skàndalit të tràfikut të shtetasve arabë.
Burime për Dosja.al treguan se bashkë me Toskën është bërë arrèstimi i të gjithë zinxhirit drejtues së Drejtorisë së Migracionit. Bashkë me Toskën u vunë në prànga edhe tre të tjerë: Altin Hasani, Shefi i sektorit, Besnik Zela; Shefi i sektorit dhe Albana Metko, Shefe e Seksionit.
Dosja.al mësoi fillimisht se paraditen e sotme, përveç Hasanit, Zelës, Metkos dhe Toskës, nga puna u pezullua edhe Adelina Lita me detyrë specialiste, e cila është edhe gruaja e deputetit Korab Lita.
Me anë të një njoftimi zyrtar SHÇBA-ja bëri me dije se është bërë i mundur arrèstimi i Toskës bashkë me tre të tjerët. Në njoftim SHÇBA-ja sqaron se të arrèstuarit, akûzohen se në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdorur atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi. Ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trèfikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë dhe se për këtë gjë SHÇBA-ja e ka të dokumentuar këtë gjë, që është bërë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme.
Një ditë më parë emisionit Top Story, publikoi investigimin në lidhje me tràfikun e paligjshëm të shtetasve arabë në Shqipëri. Sipas emisionit është zbuluar një rrjet të madh të trafikimit të arabë në Shqipëri, që më pas të vijojnë rrugën drejt vendeve të ndryshme në Evropës. Shumë tràfikantë nuk vepronin vetëm dhe ata ishin lidhur me zyrtarë të lartë në Policinë Kufitare duke lehtësuar punën e tyre të jashtëligjshme./dosja




















