• Latest
  • Trending
  • All

NDAHET NGA JETA SHRIMTARI I MADH SKËNDER DRINI

17/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

NDAHET NGA JETA SHRIMTARI I MADH SKËNDER DRINI

17/12/2014
in Kulture, Lajme

Shkrimtari i madh shqiptar Skënder Drini është ndarë  nga jeta në moshën 79 vjeçare.

Lindur në Voskopojë të Korçës, më 9.8.1935 në një familje atdhetare, Skënder Drini ka kryer Universitetin e Tiranës dhe ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel e në Shkodër në vitet 1954-1982.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Botimet e tij të para, edhe pse për jetën e botën e fëmijëve, zgjuan interes dhe treguan se në skenën e letërsisë shqiptare po vinte një zë i veçantë. Më pas, botimet e tjera, vëllimet me tregimet e veçanërisht romanet, qenë një befasi. Lexuesit e vëmendshëm e kritika, panë në këto vepra një stil e ngjyrim emocional të veçantë, se si ndërthureshin harmonikisht tek ai shkrimtari, historiani, filozofi,analisti e politologu, një shkrimtar potent që sillte me art e kulturë realitete të ndryshme historike e bashkëkohëse, të mbështjella me një tis filozofik e frazë ekspresive që të bënte për vete.

Me këtë bagazh veprash që pushtuan libraritë e bibliotekat shqiptare, sidomos në harkun kohor të viteve ’70-80 të shekullit të kaluar, ai “iu imponua” Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, e cila nga viti 1982-1991 e nxori shkrimtar në profesion të lirë, pra duke i krijuar kushte më të mira krijuese.

Në vitet 1992-1997 është diplomat në Turqi, sekretar i parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ankara, ku dhe ka një pauz në botime.

Në vitin 1997 kthehet sërish në Shkodër, drejtor i Televizionit “Shkodra TV1”, nga viti 1999 analist politik për çështjet e Evropës Juglindore, të Ballkanit dhe të problemeve shqiptare në gazetat “Koha jonë”, “Sot”, “Shekulli”, etj.

Skënder Drini ishte anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shkodrës.

Ishte poliglot. Zotëronte mjaft mirë italishten, frëngjishten e turqishten dhe komunikon në anglisht, serbokroatisht dhe rusisht.

Shkrimtari Skender Drini është Laurat i Çmimit të Republikës së Shqipërisë.

“Shembja e idhujve” kryevepra e Skënder Drinit

Profesor Moikom Zeqo i krahason veprat e tij si shkrimtar me Petro Markon, Jakov Xoxën, Dritëro Agollin apo edhe Ismail Kadarenë Profesor Moikom Zeqo nuk mund të rri pa na folur për formimin e shkrimtarit, edhe për atë çka Skënder Drini u ka dhënë shqiptarëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës edhe më tej.

Ai na tregon për të se është një njeri shumë i formuar edhe që zotëron disa gjuhë të huaja. Për një periudhë ka qenë edhe atasheu ynë kulturor në Turqi. “Qysh herët ka botuar libra që kanë tërhequr vëmendjen. Kryevepra e tij është “Shembja e idhujve”, kjo vepër hyn në radhët e veprave të tilla siç janë: ‘Qyteti i fundit’ i Petro Markos, ‘Lumi i vdekur’ i Jakov Xoxes, por vepra e tij krahasohet edhe me romanet e Kadares dhe të Agollit”. “Shembja e idhujve” është ekranizuar dhe është kthyer në film. “ Kjo është vepra më realiste, që tregon situatën edhe mentalitetin e malësorëve të Veriut, përpjekjet e tyre për të kërkuar dritë dhe përparim. Me pak fjalë kjo është sinteza”, shpjegon studiuesi. Më pas ka botuar një numër të mëdhenjsh romanesh. Ka botuar edhe “Monografi historike”, për shembull siç është ajo për Barjam Currin. Ka botuar libra për fëmijë, por edhe libra të fanta-shkencës. “Pas viteve ’90 Skënderi ka shkuar libra me shumë cilësi, po përmend dy vepra të tijat që janë: ‘Nata e ka emrin grua’ dhe ‘Korbi’. Por ka shkruar edhe një numër të madh librash me tregime. Ai është një tregimtar i pazakontë, për shumë arsye që unë nuk mundet që t’i shpjegojë dot. Gjithmonë krijimtaria e këtij njeriu ka mbetur e panjohur, për shkak se ka qenë në Shkodër, edhe se nuk është artikuluar nga mediet tona. Por pavarësisht kësaj cilësia e prozës së tij, qëndron shumë më lartë, sesa cilësia e shumë romancierëve që marrin çmime sot në Shqipëri”. Studiuesi tregon gjithë bindje, se asnjëri nuk krahasohet me Skënder Drinin. “Skënder Drini hyn te figurat e mëdha të letërsisë shqipe siç janë: Kadareja, Agolli, Petro Marko, Jakov Xoxa etj. Ai ka dhënë kontribut të veçantë edhe në shkrimet politike. Ka botuar një numër të madh studimesh për çështjen e lirisë së Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë. Ka pasur një periudhë që ka qenë bashkëpunëtor i disa gazetave kryesore, për shtypin shqiptar, ku kryesisht ka shkruar esse politike. Skënderi ka bërë edhe një libër me aforizma”. Këto janë disa nga veprat kryesore që profesor Zeqo veçon, teksa thotë se pavarësisht kësaj lënieje në heshtje, vullneti i tij i paepur ka qenë gjithmonë vetëm që të punonte papushim. “Ajo që më ka habitur te ky njeri, është se ky kishte një status me ekonomi të mjeruar. Duke patur një pension të vogël vetë, edhe gruaja duke mos patur pension fare, ai nuk është ankuar asnjëherë. Por megjithatë shumë njerëz e duan dhe e kanë ndihmuar që të botojë librat”. Librat nuk botoheshin pa para, miqtë dhe shokët, duke e njohur nga afër dhe duke ia njohur vlerat e tij artistike, e kanë ndihmuar që t’i botonte. Libri i fundit me tregime i Skënder Drinit është botuar nga “Zenit” dhe titullohet “Klas”.

Veprat

Letersi per fëmijë

Tregimet e së shtunës – tregime – 1965

Do të luajmë pas luftës – tregime – 1967

Tregime për botën tonë – tregime – 1967

Kompania e katërt – roman (Botimi I ’73) – 1967

Tregime të zgjedhura për fëmijë – tregime – 1977

Tregime

Kumbimet e reja të pyjeve – 1972

Tregimet e veriut – 1977

Rruga e njeriut – 1990

I racconti del Nord ( Tregimet e Veriut) perkthimi Pavlina Nasca, Bari , Itali, 2007

Romane

Shqipja e kreshtave tona (Vol.I) – 1967

Shqipja e kreshtave tona (Vol.II) – 1970

Shqipja e kreshtave tona – Prishtinë, 1970

Kënga e dritës – 1970

Njeriu gjigant – 1973

Shembja e idhujve – 1975

Midis dy kohëve – 1978

Vraje tradhtinë – 1978

Kirurgët – 1984

Bajram Curri – Biografi e letrarizuar – 1984

Tanush Martini – 1990

Ishulli i qetë – Prishtine, 1996

Shfytyrimi – EuroRilindja, 1996

Eklipsi i hënës – 1998

Kthim në vetvete – Publicistikë analitike

Shekulli i Kosovës – 2000

Përballje – 2002

Nata është grua – 2004

Korbi – shtëpia botuese “Globus R”-Tiranë, 2007

Sonambul – shtëpia botuese “Ilar” -Tiranë, 2008

Parajsa e gjenive – shtëpia botuese “Ilar” -Tiranë 2009

Planeti i lodhur – 2012

Klas – 2014

Previous Post

BE-Kosovës: Përndiqni trafikantët që dërgojnë qytetarët jashtë vendit

Next Post

21 qershori, KQZ: Të rritet bashkëpunimi mes përgjegjësve për procesin zgjedhor

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

21 qershori, KQZ: Të rritet bashkëpunimi mes përgjegjësve për procesin zgjedhor

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.