Po sipas medieve britanike, shumica e anëtarëve të NATO-s kanë shkurtuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes në mënyrë dramatike që nga shembja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por Rusia ka bërë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake, duke mbajtur parada që përfshijnë më shumë se 100.000 trupa, çdo vit.
“Moska ka treguar forcën e saj në vitet e fundit – kur në vitin 2008 trupat ruse ‘poshtëruan’ gjeorgjianët dhe pushtuan Osetinë Jugore dhe Abkhazinë në mbështetje të rebelëve pro-rusë. Pastaj në vitin 2014 Rusia aneksoi Krimenë duke mbështetur rebelët etnik rusë në lindje të Ukrainës. Politika e presidentit Obama ‘rishkrimi me Rusinë’, e cila është projektuar për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën, është parë gjithnjë si një politikë e pajtimit”, shkruan Daily Mail.
Veç kësaj, thuhet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është akuzuar se po përpiqet të ndërhyjë në procesin zgjedhor amerikan duke bërë hakimin e e-mailave të demokratëve në Amerikë.
Por, shton më tej ky medium, anëtarëve të NATO-s si Estonia, Polonia dhe Rumania, të cilët ndjehen të kërcënuar gjithnjë nga Moska, tani u është premtuar një forcë e shpejtë vendosjeje.
Në këtë drejtim, bëhet e ditur se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë: “Ne kemi parë edhe Rusinë duke përdorur propagandën në Evropë në mesin e aleatëve të NATO-s dhe kjo është pikërisht arsyeja pse NATO-ja është përgjigjur. Ne po i përgjigjemi me përforcimin më të madh të mbrojtjes sonë kolektive që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”.
“Ne kemi parë Rusinë duke qenë shumë më aktive në mënyra të ndryshme”, ka shtuar më tej ai.
E përfaqësuesi i përhershëm i Britanisë për NATO-n, Sir Adam Thomson, ka bërë të ditur se NATO-s do t’i merrte rreth 6 muaj kohë për të vendosur një forcë prej 300.000 ushtarësh, e cila vlerësohet se ishte thjesht shumë e ngadaltë.
Në fundjavë, zyrtarët britanikë të inteligjencës ushtarake lëshuan një paralajmërim në lidhje me një “super tank” rus i cili pretendohet se është shumë më superior ndaj çdo gjë që është në dispozicion të NATO-s.
Dokumenti pretendon se tanku Challenger II i Britanisë mund të mbizotërohet nga ai i Kremlinit.
Zyrtarët besojnë se tanku i ri rus është “revolucionare” dhe fajëson qeverinë për dështimin për të dhënë një përgjigje të duhur.


























