Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur shqetësimin e tij për sulmet e Brukselit. Ai i ka ngushëlluar familjarët e viktimave, duke shtuar se duhet bëhet më shumë për luftën kundër terrorizmit.
“Jam thellësisht i trishtuar nga sulmet në Bruksel që ndodhën këtë mëngjes. Numri i të vdekurve është numër tragjik.
Ngushëlloj të gjithë ata që humbën familjarët dhe të dashurit e tyre. Jam me popullin e Belgjikës. Duhet të qëndrojmë të bashkuar në këto ditë të errëta për Evropën.
Ky është një sulm frikacak. Nuk do ta lejojmë terrorizmit ta humbë demokracinë dhe t’i mohojë liritë tona.
NATO shpall gjendje alarmante. Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
















