Pas përfundimit të tryezës, Komisioni shtetëror tha se demarkacioni është korrekt dhe Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër tokë që nga viti 1974. Ndërkaq, ekspertët thanë se Komisioni ka bërë lëshime në disa segmente të vijës kufitare, duke humbur kështu rreth 8200 hektarë.
Ata propozuan që të bëhet rishikimi i demarkacionit. Ekspertët kërkuan që në një seancë të Kuvendit, t’u kërkohet miqve ndërkombëtarë që të ndërmjetësojnë këtë çështje me Malin e Zi, në mënyrë që të kryhet në frymë miqësore.
Qeveria është shprehur e vendosur në versionin e nënshkruar të demarkacionit dhe sot do ta shqyrtoj këtë në mbledhjen e thirr për në ora 9 të mëngjesit. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje i ka thirr qytetarët në protestë përballë Kuvendit nga ora 10:00, për të parandaluar sipas tyre, kontrabandimin e demarkacionit.
VV-ja edhe ditë më parë pati paralajmëruar rikthimin e aksioneve kundër demarkacionit dhe Asociacionit të komunave serbe.
Zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi, dje në mbrëmje ka postuar një video me mbishkrimin “Mobilizimi filloi”, ndërkaq deputeti Fisnik Ismaili ka publikuar një fotografi nga zyrat e partisë, duke thënë se “s’ka gjumë për ta, nesër krejt para kuvendit”.
Në fotografi shihet edhe Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj, aktivistja Tinka Kurti, e të tjerë.






















