• Latest
  • Trending
  • All

Nata e parë e Fullanit në qelinë speciale: Ëmbëlsira, ilaçe dhe pa kollare

07/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Nata e parë e Fullanit në qelinë speciale: Ëmbëlsira, ilaçe dhe pa kollare

07/09/2014
in Aktualitet, Lajme

Derisa ora sot të shënojë 11.00, kur të gjyqtarja Blerina Muça të zhvillojë seancën gjyqësore, guvernatori Ardian Fullani do të duhet të rrijë pa kollaren e tij, në ambientet e paraburgimit të Policisë së Tiranës. Kjo për shkaqe sigurie. Me insistim, Fullani u pat kërkuar oficerëve të policisë që kostumit të tij bezhë e hapur, të mos ia hiqte kollaren, pasi si zyrtar i lartë nuk ishte mësuar të rrinte pa të në ambiente publike. E megjithatë, procedura strike ia ndaloi. Një pako me ilaçe tensioni, disa palë ndërresa e rroba, mjete të higjenës personale si dhe ushqim i konservuar dhe disa ëmbëlsira janë të vetmet gjëra që e shoqëruan numrin një të financave shqiptare, atje në qelinë speciale të paraburgimit, ku ndodhet vetëm. Një natë e trazuar duket se ishte e shtuna për Fullanin, i cili prej orës 22.00 e deri në orën 3 të mëngjesit, është trajtuar me qetësues. Pas asaj ore, nuk ka pasur më komunikim me dhomën e paraburgimit, çka nënkupton që edhe gjumi e ka zënë rreth asaj kohe. Me një gjuhë prej zyrtari, guvernatori u tha me mirësjellje oficerëve të policisë vetëm frazën “Zbatoni ligjin”. Me porosi të veçantë nga prokurori i çështjes Ramadan Troci dhe kryepolici Artan Didi, është vendosur që Fullanit, por edhe Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi t’i krijohen të gjitha kushtet e nevojshme, për shkak të personalitetit të tyre. Detajet janë bërë të ditura për gazetën “Shekulli” nga burime të mirëinformuara pranë Policisë së Tiranës, të cilat konfirmuan edhe faktin që Erik Fullani qëndroi dje vetëm për rreth 15 minuta pranë të atit, të cilit i ka dhënë rrobat, ushqimin dhe ilaçet dhe pas një bisede të shkurtër, është larguar. Ndërkaq, gruaja e tij, Arjana Fullani, nuk është takuar me Fullanin, siç duket pas një kompromisi për të qenë Eriku përfaqësuesi i familjes. Me një prokurë të posaçme familja ka pajisur edhe avokatin Maks Haxhia, i cili nga ky moment e tutje përfaqëson mbrojtjen ligjore të Fullanit. Sipas të njëjtave burime mësohet se askush tjetër përveç familjes dhe avokatit nuk ka shfaqur interes për tu takuar me guvernatorin edhe për shkaqe strike procedurale. Mirëpo këto procedura nuk i ndaluan të interesuarit që të kundronin nga jashtë ambienteve të policisë se ç’bëhej atje brenda. Fakti që Fullani vuante nga tensioni u vu re që pardje, kur rreth orës 21.30, mbërriti në ambulancë pranë Policisë së Tiranës, por prania e medias, bëri që ajo të largohej shpejt. Ndërkaq, burimet policore thanë se përveç ilaçeve të tensionit, Fullani është trajtuar edhe me qetësues. Burimet shtojnë se fillimisht, gjatë momenteve të para të shoqërimit, aty pak para orës 20.00, të së shtunës, pasi u soll nga sheshi “Avni Rustemi”, guvernatori ishte fare i qetë në përballjen me oficerët, të cilëve u dha gjeneralitetet dhe u kërkoi që të zbatonin ligjin, pa shfaqur kurrfarë rezistence të asnjë lloji. Mirëpo, ndoshta fakti se Fullani nuk ishte mësuar me procedurat policoro-hetimore, e ka bërë që të mos e kuptonte dot faktin se përse nuk i duhej lejuar kollarja në qeli, ndërsa pas sqarimit se mjetet prerëse, rripat, lidhëset e këpucëve, kollaret, etj, janë elementë që përbëjnë rrezikshmëri për reagime në momente dëshpërimi, është bindur. Kështu, bashkë me Elivar Golemin, janë akomoduar në dhoma të ndara të paraburgimit, të cilat ruhen nga policët dhe janë të vëzhguara me kamera, aty ku vijojnë të qëndrojnë ende dhe me shumë mundësi do të jenë deri në një tjetër zhvillim të procesit gjyqësor. Sot, në orën 11.00, përpara gjyqtares Blerina Gjoka, në prani në avokatëve Maks Haxhia e Fatos Shanaj si dhe të prokurorit Ramadan Troci, ata vetëm sa do të njihen me masën e sigurisë “arrest me burg”, e cila ka nisur të zbatohet. Kësisoj, e vetmja lëvizje e palës mbrojtëse, mbetet ajo e apelimit të çështjes. Fullani akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”, që sipas Kodit Penal, parashikon dënim deri në shtatë vjet burg si dhe një gjobë nga 300 mijë deri në 1 milionë lekë.

Avokati i Golemit: Do ta ankimojmë në Apel, pasi u ezaurua Shkalla e Parë

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në një reagim për mediat, Fatos Shanaj, avokati i inspektores së Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi, e cilësoi si të paligjshme të gjithë procedurën e arrestimit të klientes së tij. Pas një takimi me Golemin avokati Fatos Shanaj theksoi se ditën e hënë do të kërkojë ndryshim të masës së sigurisë. Ndër të tjera Shanaj tha se “Mora kontakt me të, është dhënë një masë sigurimi “arrest me burg” që për mua procedura është e pa ligjshme. Kjo na heq mundësinë për tu mbrojtur në shkallën e parë. Në këtë moment nuk diskutohet fajësia. Nuk besoj se mos shkuarja në komision ka lidhje me akuzën, ç’lidhje ka vepra penale me mos paraqitjen në komision.” Më tej ai theksoi se vendimi do dërgohet në Gjykatën e Apelit pasi shkalla e parë u ezaurua. “Do kërkojmë të ankojmë vendimin në Apel sepse shkalla e parë u ezaurua. Do kërkojmë masë tjetër. Hetim do ketë ne s’mund ta pengojmë. Kush është rrezikshmëria që morën arrest me burg për një vajzë 37 vjeçe intelektuale?”- u shpreh Shanaj. Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së, Elivar Golemi, u arrestua pasditen e së shtunës, pas një urdhërarresti, të firmuar nga Gjykata e Tiranës, teksa kishte refuzuar dy herë të paraqitej në Komisionin e Ekonomisë.

Jeta, karriera, pasuria dhe “peripecitë” e Fullanit

Ardian Fullani u zgjodh Guvernator i Bankës së Shqipërisë në tetor të vitit 2004, kur zëvendësoi në këtë detyrë Shkëlqim Canin për t’u rizgjedhur në nëntor 2011,. Ai është guvernatori i gjashtë i sistemit pluralist. Ardian Fullani është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë dhe në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Tiranës, përkatësisht në vitin 1977 dhe në vitin 1991. Fullani ka qenë pjesë e administratës së Bankës së Shqipërisë që prej vitit 1985 (atëherë Banka e Shtetit Shqiptar). Më pas në periudhën 1987-1990 kishte detyrën e zv/drejtorit të Departamentit të Jashtëm. Fillimi i punës së Fullani në fushën e bankingut qendror i takon vitit 1992, në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Bankës së Shqipërisë e në vijim në periudhën 1993-1996, si Drejtor i Departamentit të Jashtëm. Fullani ka mbajtur edhe funksionet e Presidentit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, të Institutit të Studimeve e Asistencës Bankare si dhe të Komisionerit në Komisionin e Letrave me Vlerë. Ai mban titullin “Commendatore dell’Ordine della Stella della solidarietà italiana/ Urdhri i Yllit të solidaritetit italian”, i akorduar nga Presidenti i Republikës së Italisë.

Ndërkaq, pasuria e guvernatorit Ardian Fullani dhe e familjarëve, sipas deklarimeve të tij në ILDKP, rezulton të jetë disa milionëshe. Vetëm koleksionet e orëve të djalit të tij, Erikut shkonin në mijëra euro, teksa zyrtarisht Fullani, nga viti 2004 e deri në 2008-n deklaronte disa prona dhe llogarinë bankare në 165 mijë USD. Në 2009-n çifti Fullani ka blerë një tokë në Farkë të Madhe në Tiranë 3800 metra katrorë, me vlerë 220 mijë euro. Kanë prenotuar apartament banimi në malin e Robit duke shlyer 50 mijë euro. Kanë tërhequr 178 mijë USD nga një bankë, teksa në vitin 2011 bënë një kontratë sipërmarrjeje për apartament dhe garazh në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë. Rezulton se janë bërë edhe ortakë në një firmë private. Sakaq, ndodhen në verifikim e sipër pasuritë e të gjithë zyrtarëve të lartë të Bankës së Shqipërisë, për të cilët tashmë ka nisur edhe hetimi administrativ. Ndërkaq, më 5 gusht, Këshilli Mbikqyrës e mbrojti Fullanin, të cilit i dha 6 vota për ta ndaluar shkarkimin që e kishte propozuar Ermelinda Meksi, anëtarja që e vetme votoi pro shkarkimit të tij. Në daljet e ralla publike, pak para mediatizimit të skajshëm që skandalit të vjedhjes, që vetë banka e zbuloi, Fullani deklaronte se thesari nuk ishte prekur, ndërsa një valë reagimesh mbërritën, kryesisht nga shoqëria civile, e cila sot numëron 14 mijë vota për shkarkimin e tij. Politika rrekej të heshtte, përveç dy a tri elementëve si Erion Braçe, që thuajse përditë kërkonte shkarkimin e tij dhe gjetjen e përgjegjësve për vjedhjen e 713 milionë lekëve apo të Spartak Brahos, i cili në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë, kërkonte fajësi te Këshilli Mbikqyrës. Nga ana tjetër, Fullani në të vetmen intervistë për një të përditshme rrekej të shfajësohej, duke thënë se vetë Banka e denoncoi vjedhjen e 713 milionë lekëve dhe se përpos faktit që nuk e shikonte të arsyeshme largimin e tij nga ky post, kërkonte që të mos abuzohej me akuzat ndaj tij. Fotot e djalit, Eriut, i cili fshinte ballin me kartëmonedha 500 euroshe, irrituan mbarë opinionin publik, i cili pasi pa jetën luksoze të familjes Fullani e rriti reagimin ndaj këtij skandali, ndonëse nuk u përfshi në protesta masive.

Fullani, i dyti guvernator i arrestuar në 22 vitet e fundit

Fullani është guvernatori i dytë i Bankës së Shqipërisë që arrestohet, pas viteve ’90. Në prangat e policisë, në vitin 1992 ra edhe ish-guvernatori Ilir Hoti. Ai, së bashku me disa drejtues të tjerë të Bankës së Shqipërisë, u akuzuan për skandalin “Arsidi” dhe bëri disa vite burg. Nikolas Arsidi, që u paraqit si biznesmen francez, firmosi një marrëveshje me qeverinë teknike për të negociuar për borxhin e jashtëm. Arsidi do të përfitonte 1.6 milionë dollarë për këtë punë, teksa kjo u përcaktua dhe në marrëveshjen e nënshkruar nga qeveria shqiptare. Këto para dolën nga Thesari i Shtetit për të paguar biznesmenin francez, të cilat më pas u zhdukën dhe nuk dihet se shkuan. Ndërkaq, në vitin 1993 policia arrestoi funksionarët e lartë të shtetit, ish-kryeministrin Vilson Ahmeti, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ilir Hotin, drejtorin e Bankës së Kursimeve Agim Tartarin, dhe Agron Saliun. Ndërsa në vitin 2002 u arrestua dhe zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë Dhame Pite.

Lista me 19 të Arrestuarit

1-Ardian Fullani, Guvernator i Bankës

2-Elivar Golemi, Kryeinspektorja e Bankës së Shqipërisë

3-Ardian Bitraj, përgjegjës i zyrës së stokut të Thesarit

4-Mimoza Bruzia, punonjëse në Departamentin e Emisionit

5-Petrit Ramohitaj, përgjegjës i arkës në veprim, në Departamentin e Emisionit

6-Liljana Tusha, specialiste e arkës në veprim, në Deprtamentin e Emisionit

7-Lavdim Cani, specialist i arkës stok (tranzit) pranë Deprtamentit të Emisionit

8-Myzejen Belba, specialiste e arkës stok

9-Dhimitër Davidi, vëzhgues-operator, pranë departamentit të sigurimit

10-Klevis Bejtja, nipi i Ardian Bitrajt, nuk është punonjës i Bankës

11-Bashkim Xhilaga, Shef i arkës stok dhe në veprim

12-Dorian Çollaku, ish-Drejtori i Thesarit

13-Gentian Jahja, punonjës

14-Ilir Dedja, punonjës

15-Emiljano Lamçe, punonjës

16-Mehdi Marku, punonjës

17-Bahri Allushi, punonjës

18-Mehdi Molla, punonjës

19-Fatbardha Gurthi, punonjës

Ramadan Troci, prokurori që hetoi Ardian Fullanin

Prokurori i çështjes është Ramadan Troci, 36 vjeç, nga Dibra, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai punon në njësinë Task Forcë të Antikorrupsionit në Prokurorinë e Tiranës. Më herët Troci ka punuar si prokuror i sektorit të vrasjeve në linjën nr. 1 të Prokurorisë së Tiranës. Në këtë Prokurori, Troci punon që prej prillit të vitit 2012, ndërsa më herët ka qenë prokuror në Bulqizë. Pak kohë më parë ai firmosi urdhër arrestin për ish-drejtorin e INUK-ut, Zyhdi Dajti. Ai ka në dorë çështje të rëndësishme si refuzimi i urdhër arresteve për 21 janarin ku janë të akuzuar ish-drejtori i policisë së Tiranës Hysni Burgaj dhe ish-zëvendësi i tij, Agron Kuliçaj. Disa hipoteza për mbrojtjen emergjente të tij, janë hedhur së fundmi, për shkak të rëndësisë së kësaj çështjeje, ndërsa mbetet në dorën e tij kjo lloj kërkese.

Previous Post

Kosova po testohet nga ndërkombëtarët

Next Post

Mbyllen shkollat në Prizren

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Mbyllen shkollat në Prizren

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.