Konsensus në verë, luftë në vjeshtë!
Reforma në drejtesi do kaloje, ky është një lajm i mirë, por një lajm që vjen në kulmin e verës, në stres, lodhje, frikë, pasiguri, enigma dhe levizje të medha!
A do ketë paqe në politikën shqiptare?
Unë besoj se jo, loja tashmë ka filluar. Kush do të jetë në mazhorancë në Shtator, kush do ti votojë kandidatët, kush do ti ndërtoje institucionet e vogla të drejtesisë?
Rama arriti një fitore, Basha një tjetër, Meta barazim (x), ndërkombëtaret arritën më shumë se kaq, fitore në tavolinë.
A do pajtohet Meta me barazim, i cili në fakt anon më shumë nga humbja?
Levizja e radhës e Metës nuk do të jetë deklarative tymuese, por pragmatiste rezultative.
Një numer protokolli në Kuvend është lënë bosh, kush do e plotesojë më parë do të ketë avatazh. Rama apo Meta, kjo është çeshtja, Basha dhe të tjerët presin levizjen e radhës.
Nderkombëtarët të shqetesuar tashmë nuk mund të protestojnë më shumë, loja nuk ka nevojë për reformë, por reforma ka nevojë për lëvizje!
PDK-ja kerkoi e para, që të hiqej neni 12, për martesat e të njëjtës gjini dhe kjo u realizua.
PDK kerkoi që reforma në drejtesi të votohet me konsensus dhe kjo u realizua.
Une nuk po kerkoj që të ketë lëvizje, por po ju them i pari, se do te ketë!
Në fund të fundit levizjet politike e bëjnë reformën më të fortë, ngjizja e saj ka rëndësi më shumë se miratimi në letër.















