Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano ka uruar nëpërmjet një mesazhi Presidentin Bujar Nishani me rastin e Festës Kombëtare. Ai shpreh mbështetjen e Italisë për procesin e integrimit, ndërsa shton se Tirana dhe Roma do të dinë të përfitojnë nga mundësitë që ofron prania e një komuniteti shqiptar të integruar në Itali si dhe një vëmendje gjithnjë në rritje e sistemit prodhues italian ndaj Shqipërisë. Mesazhi i plotë i Napolitanos “Me rastin e Festës Kombëtare dëshiroj t’Ju shpreh, në emër të popullit italian dhe në emrin tim personal, urimet më të mira për begatinë e popullit shqiptar. Arritja më e fundit, përftimi i statusit të Vendit kandidat, shpërbleu angazhimin e Tiranës në rrugëtimin e saj europian, të cilin Italia e mbështet me shumë vendosmëri me bindjen se nga përafrimi i Shqipërisë me Institucionet europiane po përfton e mund të përftojë dhe më shumë përfitime stabiliteti i gjithë Rajonit të Ballkanit. Besoj gjithashtu se Tirana dhe Roma do të dinë të përfitojnë nga mundësitë që ofron prania e një komuniteti shqiptar të integruar më së miri në Itali si dhe një vëmendje gjithnjë në rritje e sistemit prodhues italian ndaj Shqipërisë, duke dhënë kështu ndihmesë në konsolidimin e mëtejshëm të lidhjeve të hershme të miqësisë mes dy vendeve tona. Me këtë frymë si dhe më kujtimin ende të gjallë të takimit tonë para pak kohësh në Tiranë, shpreh urimet më të zjarrta e më të përzemërta për mirëqenien Tuaj personale dhe të popullit mik shqiptar.”
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















