Gazeta Blic nga burime të sigurta ka marrë vesh se para disa javësh në Postën e Kosovës është punësuar vëllai i Naim Bazajt, Fitim Bazaj. Madje, është siguruar edhe listën e të punësuarve në Postë, ku Fitim Bazaj e mban postin e postierit me orar jo të plotë.1 orë më parë PDK sot do të marrë një vendim të rëndësishëm! “Para disa javësh është punësuar në Postë, vëllai i Naim Bazajt, Fitimi.
Bashkë me të, këto ditë janë punësuar edhe disa njerëz të tjerë të PDK-së”, tha ky burim i Gazetës Blic, brenda Postës së Kosovë.
Ndryshe, Naim Bazaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, i kishte hyrë garës, madje duke akuzuar rëndë PDK-në.Mirëpo, i është dashur vetëm një takim me kreun e PDK-së, Kadri Veseli që Bazaj të tërhiqe nga kjo garë, dhe kësisoj ta mbështes kandidatin e partisë më të madhe në vend, Ramiz Lladrovcin.
























