Në vjeshtën e vitit të ardhshëm, Greqia ka parashikuar që të nisë kërkimet për naftë dhe gaz në detin Jon. Ndërkohë, shpallja e tenderit dhe publikimi në gazetën zyrtare të Komunitetit Evropian, do të bëhet brenda muajit tetor.
Ministri i Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimit Klimatik Janis Maniatis, deklaroi se ekziston një interes shumë i madh për tenderimet. Në të njëjtën konferencë, Maniatis prezantoi projektet më të rëndësishme energjetike që po realizohen në Greqi, (gazsjellësi TAP, stacioni i gazit të lëngët në Revithusa, ndërtimi i një stacioni të ri në Greqinë e Veriut).
Aleksandra Sdokou, shefe e kabinetit të ministrit grek të Energjisë, ka publikuar procedurat në një konferencë shkencore në Athinë, në lidhje me këtë proces.
Sipas saj, pas publikimit në gazetën zyrtare të Komunitetit Evropian, do të ndërmjetësojë paraqitja e ofertave që pritet të zgjasë deri në prill 2015. Më pas do të vijojë shqyrtimi i ofertave të tenderit deri në korrik, dhe pastaj, hapi i fundit është shpallja e fituesve dhe nënshkrimi i kontratave që parashikohet të ndodhë në muajin tetor të vitit 2015.















