Ministria e Drejtësisë dhe AKKP kanë përfunduar procesin e regjistrimit të pronave në mbarë vendin
Hartohet regjistri kombëtar i pronave në Shqipëri. Agjensia Kombëtar e Kthimit të Pronave dhe Ministria e Drejtësisë kanë përfunduar regjistrin elektronik të kthimit të pronave.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço theksoi se ky regjistër është një premtim i mbajtur që do t’i japë fund një herë e përgjithmonë shqyrtimit kaotik të listës së pronave.
“Ne i mbajmë premtimet tona. Gjej rastin të falënderoj stafin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Agjencinë e Kthimit të Pronave për realizimin e projektit.
Database regjistron të dhënat bazë për 42 mijë e 979 vendime.”- tha ministri Naço.
Ministria Nasip Naço theksoi gjtihashtu se ky regjistër do të pasohet nga faza a dytë shumë rëndësishme e llogaritjes së faturës së kompensimit të pronave.
“Publikimi i këtij regjistri në faqen zyrtare në web të AKKP-së do të rrisë transparencën”- tha Naço.
















