• Latest
  • Trending
  • All

Nacionalizmi i drone-it

31/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Nacionalizmi i drone-it

31/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

FADIL SAHITI

Raporti me fqinjët është temë që në kontekstin ballkanik nuk është e lehtë për t’u trajtuar, së paku jo pa një dozë mbarsjeje emocionale. Historikisht raportet mes fqinjëve ne ballkan kanë qenë të tensionuara dhe, siç e dimë të gjithë, shpesh herë këto raporte kanë degraduar në luftë. Fatkeqësisht edhe modelet e përdoruara për zgjidhjen e këtyre tensioneve nuk kanë dhënë çdo herë rezultate pozitive. Edhe atëherë kur është shpresuar që më në fund ballkani do të paqësohet, ka mjaftuar vetëm një ekces banal për të konstatuar të kundërtën. Shembulli më tipik është ekcesi i fundit me drone-in. Ka të drejt një mik i imi irlandez që tallet me mua lidhur me këto budallalleqet ballkanike, pjesë e së cilës, here-pas-here, e ndjejë që jam edhe vet. Natyrisht, unë nuk mbaj pergjegjësi për konstruktin e nacionalizmit serb. Në fakt, nga këndvështrimi individual, edhe për nacionalizmin shqiptar nuk do duhet të mbaja asnjë pikë pergjegjësie. Mirëpo, do gënjeja nëse do thoja që fluturimi i drone-it nuk më kishte ngacmuar instinktin tim nacionalist, që e kisha menduar të kontrolluar brenda vetes. Për një çast edhe unë fillova të ndjejë krenarinë, mos të them superioritetin tone si komb karshi fqinjit tonë që historikisht nuk ka lënë gjë pa bërë kundër qenies sonë kombëtare. Gjatë këtyre viteve që jetoj jashtë Kosovës, shpesh më ka rënë të debatoj lidhur me rezistencën dhe luftën tonë të drejtë. Sigurisht që asnjëherë nuk jam ndjerë ne siklet të mbroj luftën dhe atë me shumë, shumë argumente. Argument të fortë kam pasur pozicionin e viktimës, sepse në të vërtetë edhe ashtu ishte. Tani, pas 15 viteve në liri, nuk është e lehtë të justifikohet gjendja në të cilën është katandisur vendi. Konteksti është krejtësisht i ri dhe se është absurd të vazhdohet të operohet me pozicionin e viktimës, ashtu sic kemi bërë në të kaluarën. Nuk e kemi më pozicionin e engjujve që trajtohen mizorisht nga keqbërësit, kriminelët. Nuk duket shumë e logjikshme dhe e arsyeshme, se paku nga kendvështrimi evropian, që për gjendjen ku janë katandisur të dy shtetet shqiptare, të vazhdohet të fajësohet historia, fqinjët, e vecanërisht Evropa dinake. Tani konteksti është krejtësisht tjetër dhe e ardhmja jonë nuk varet shumë nga të tjerët. Të gjithë themi, së paku në mënyrë deklarative, se jemi popull evropian dhe se e ardhmja jonë është Evropa. Por, a mundemi të jemi pjesë e strukturës evropiane me mendësi nacionaliste të shekullit XIX, që në thelb ka pasur mosdurimin e atij/asaj që ka origjinë nacionale, kulturore, dhe religjioze tjetër nga e jona? Thelbi i civilizimit evropian qëndron në të kundërtën e kësaj, pikërisht në pranimin e këtij diversiteti. Për më tepër ky civilizim bazohet në të menduarit racional, logjik, dhe shkencor. Këto janë premisat kryesore të një shoqërie të hapur, shoqeri e cila është plurale, tolerante, që respekton dhe mundëson shfaqjen e pikëpamjeve të kunderta. Shoqëri në të cilën individi është kategori kryesore politike dhe shoqërore, i cili lirshëm ndjek realizimin e qëllimeve të jetës së tij, qëllime që shpesh mund të jenë inkompatibile me qëllimet e tjetrit. Shoqëri e lirë dhe e hapur do të thotë krijim i një konteksti social ku në qendër ka individin i cili ndjehet i lirë të kritikoj racionalisht të gjitha fenomenet dhe dukuritë shoqërore. Natyrisht që këto elemente të shoqërisë së hapur janë të strukturuara brenda një sistemi kushtetues dhe ligjor të qartë, e mbi te gjitha ekzekutimi i tyre në jetë bëhet përmes një sistemi shoqëror dhe një teknologjie institucionale shume funksionale. Euforia nacionaliste iracionale e shpërfaqur këto 10 ditët e fundit tregon në mënyrë të frikshme se shoqëria shqiptare është akoma larg ndërtimit të një ambienti social që i përngjan shoqërisë së sipërpërmendur. Shpërthimi i këtij ultra-nacinalizmi, e në mënyrë të vecantë demonstrimi i jotolerancës ndaj atyre që kundërshtojnë këtë nacionalizëm, janë shenja që tregojnë që ne akoma jemi shoqëri e mbyllur, me elemente të qarta tribale. Por, në fakt, kujt mund t’i shërbejë më shumë krijimi i kësaj histerie nacionaliste që ka kapluar pothuajse të gjitha kategoritë e shoqërisë shqiptare, politikanë, shkrimtarë, fillozofë, gazetarë, sportistë, e kë jo tjetër? Cili është qëllimi i saj? Pa dashur të futem në debatin e shumëpërfolur se kush doli fitues dhe kush humbës nga dueli sportiv në mes ekipit tonë dhe atij serb, duel ku vetëm gola nuk kishte, kam bindjen që kjo eufori iracionale nacinaliste më së shumti u shkon për shtati pseudo-intelektualëve, fillozofëve puthadorë, politikanëve të pandershëm dhe profiterë, gazetarëve të paaftë, hipokritëve të të gjitha ngjyrave. E them këtë sepse ky nacionalizëm anakronik atakon instinktet e njeriut të thjeshtë, pasionet dhe paragjykimet e tij. Duke qenë kështu, ky njeri lirohet nga “tendosja e pergjegjësisë individuale”, përgjegjësi e cila zevendesohet me pergjegjësinë kolektive. Duke gjetur strehim në pergjegjësinë kolektive, kapaciteti për të reflektuar për shkaqet e katandisjes individuale dhe kolektive minimizohet. Andaj është me lehtë të dalldisemi dhe t’u shpallim luftë të gjithë fqinjëve tanë se sa të ngrisim pyetje ezistenciale lidhur me atë se kush ështe fajtor për katandisjen tonë individuale dhe kolektive. A mund të duket racionale që edhe pas 15 viteve të fajësojmë fqinjët tonë sepse ne kemi dështuar të ndërtojmë një system të përbashkët ekonomik? A kanë faj serbët, maqedonët, malazezët, grekët që ne nuk po arrijmë të krijojmë një system të përbashkët arsimor dhe kulturor? Kush është duke na penguar t’i realizojmë këto që janë relativisht lehtë të realizueshme? Në vend që kritika intelektuale të fokusohet në gjetjen e shkaqeve të gjendjes sonë nacionale, ne jetën tonë publike dhe mediale bëhet luftë se kush dimensionohet më fuqishëm si patriot dhe kush më shumë shan fqinjët tanë, UEFA-në, apo Platinin. Në mënyrë të vecantë është për të ardhur keq reagimi i intelektualëve lidhur me këto ngjarje. Kjo edhe njëherë vuri në pah se në hapësirën shqiptare, fatkeqesisht edhe sot e kesaj dite, model mbizotërues është farsa e intelektualit kloun, i pandershëm, i pasinqertë, pretencioz, dhe anakronik. Mendoj që një pjesë e madhe e intelektualëve ne hapsirën shqiptare kanë tradhtuar misionin e tyre të vërtet, e që do të duhej të ishte kritika e pakompromis kundrejt qëllimeve johistorike të kombit, e vecanërisht kundrejt fenomeneve negative në shoqëri. Si duket kjo është gjëja e fundit që këta intelektual kanë në mendjen e tyre. Dija, që është arma e vetme e tyre, keqpërdoret ose më mirë të thuhet, shfrytëzohet nga pushtetarët me qëllim të ruajtjes së pushtetit, ndërkaq është e qartë se si kundërshpërblim këta intelektualë kanë pasurimin material. Duket sheshazi që klasa politike në hapësirën shqiptare në mënyrë shembullore e shfrytëzon dijen akademike për interesa të veta, nderkaq “akademiket”, me vetëdije pranojnë të komercializojnë armën e vetme që posedojnë, dijën e tyre. Natyrisht, nuk mund të thuhet se të gjithë janë të tillë. Por pa faj nuk janë as ajo pjesa tjetër që hesht dhe nuk e ngrit zërin. Ndoshta është e vërtet ajo thënia e famshme e Ajnshtajnit se “bota është vend i rrezikshëm jo për shkak të atyre që bëjnë gjëra të pështira, por për shkak të atyre që janë dëshmitarë të këtyre gjërave, që kanë në dorë të bëjnë dicka për parandalimin e tyre, por që nuk bejnë asgje”. Është koha e fundit që gjeneratat e reja të bëjnë përpjekje të lirohet nga ky model intelektuali. Të lirohen nga ndikimi i këtyre intelektualëve mashtrues dhe të paskrupulltë. Thuhet që zhvillimi dhe civilizimi përendimor i dedikohet dijes shkencore. Ështe i padiskutueshme që vlerë e këtij civilizimi është edhe bashkëjetesa, të jetuarit në paqe me fqinjët. Baba im, që nuk ishte akademik, më thoshte “biro, të kesh fqinjin e mirë është njësoj sikur me të pa zoti”. Historia na mëson që fqinjët tanë nuk kanë qenë shumë të mirë me neve. Mirëpo, a kemi ne fuqi ta ndyshojmë historinë? Sigurisht që jo. Ajo që mund dhe duhet bërë është të bëjmë përpjekje për ta ndryshuar të ardhmën tonë, qasjen në raport me fqinjët tanë. Ndoshta ka ardhur koha të kuptojmë që ndërtimi i raporteve paqësore me fqinjët tanë nuk është tradhëti, por vlerë. Për më tepër, ndoshta koha është të hëqim dorë nga stereotipi i patriotit ballkanik që vret fqinjin me sopatë dhe pastaj ngritet në nivelin e kreshnikut. Patriot i vërtet, nacionalist i vërtet duhet konsideruar atë intelektual, politikan, gazetar që përpiqet të ndryshojë këtë klimë armiqsore mes popujve të ballkanit. Duhet kuptuar që, atë që e duam për veten tonë duhet njohur edhe fqinjit. Kështu sic e shoh unë, sa më herët që do fillonim ta kuptojmë këtë, aq më të bazuar do ta kemi shpresën që një ditë edhe ne do bëhemi pjesë e civilizimit përendimor jo vetëm gjeografikisht, por edhe me mendësi, me vlera.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Londer, 23 tetor, 2014.

Previous Post

Disa lajme shqetësuese kanë zënë të vijnë…. nga mazhoranca

Next Post

Jeta e poetes Ana Ahmatova në faqet e biografisë së saj të fundit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Jeta e poetes Ana Ahmatova në faqet e biografisë së saj të fundit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.