Nësë klikoni në internet në adresën:MUZEU I MEMORIES do të gjeni 45 vite histori të pasqyruara në 80 foto.
“Muzeu i Memories” është një ekspozitë virtuale e cila zyrtarisht hapet më 22 tetor në orën 15.00.
Kordinatori i projektit Rigels Xhemollari thote se ekspozita është një risi pasi duke qenë online ajo tërheq më shumë vëmendjen e publikut.
Qëllim i ekspozitës është njohja e të rinjve me vitet e komunizmit një periudhë të cilën ata nuk e kanë përjetuar por vetëm kanë dëgjuar të flitet për të.
Dukë qenë online ekspozita ka pasur mjaft klikime nga grupmosha të ndryshme.

















