Ymeri ka replikuar duke i thënë se në Ligjin për Trepçën, Qeveria do të ndikohet edhe nga Serbia.
“Qeveria nuk e ka kompleksin e Serbisë ashtu siç e keni ju. Ne do ta bëjmë ligjin me partnerët tanë dhe do ta procedojmë në Kuvend brenda afateve ligjore. Ju vazhdoni të jetoni me kompleksin e Serbisë, ne jo. Ligjin do ta bëjmë ne”, i është përgjigjur Mustafa.






















