Ai ka thënë se ky vendim i Trumpit, mbron vlerat njerëzore.
“Vendimi i Donald Trump për të sulmuar bazën ajrore në Siri pasi u përdorën armët kimike, mbron vlerat njerëzore. Kosova e mbështet këtë vendim”, ka shkruar Mustafa në twitter.
Pasi regjimi i Assadit përdori armët kimike në Siri, sot Trumpi morri vendim që të sulmohet baza ajrore në këtë shtet me raketa.
Kryeministri Mustafa, gjithashtu u ka shprehur ngushëllime edhe familjeve të personave që humbën jetën në Stokholm, duke e cilësuar këtë sulm si të tmerrshëm.






















