Në një postim në rrjetin social facebook, Mustafa ka theksuar se duhet që të ulen gjakrat dhe të zbuten fjalët sepse kështu sipas kryeministrit kosovar, nuk rregullohen punët.
“Neve vazhdojnë të na ndajnë drejtësi njerëzit nga vendet e tjera; për këto vite shumë nga ata që udhëhoqën Kosovën dhe sektorët më të rëndësishëm. Dhe nuk u bë kjo punë aq e madhe, sa tani po bëhet, nga disa, pjesëmarrja në qeveri e serbëve që janë lindur apo atyre që jetojnë në Kosovë. Si Kryeministër i vendit do të angazhohem maksimalisht për integrimin e të gjitha komuniteteve dhe për respektimin e tyre. Na nevojitet kjo, për ta liruar veten e të merremi me probleme jetësore, me papunësinë, me skamjen, me drejtësinë”, shkruan Mustafa në rrjetin social facebook.
Ai gjithashtu ka shtuar se scili duhet të bëjë punën e tij, sepse nëse nuk ndodh kjo atëherë duhet me “i shti fitiin vendit”. Kreu i Qeverisë kosovare ka thënë se është më mirë që të krijojmë ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, si dhe të punojmë për arsyet të cilat na bashkojnë me shtetin serb dhe jo ato të cilat na ndajnë.
Kjo deklaratë e Kryeministrit Mustafa vjen pas reagimeve që shkaktoi deklarata e ministrit për Kthime dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, i cili i quajti “egërsira” protestuesit të cilët penguan serbët të hyjnë në kishën ortodokse të Gjakovës në ditën e Krishtlindjeve.
















