Në përurimin e fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugëve Prishtinë-Veternik, Mustafa tha se momentalisht vendi është duke u qeverisur mirë, transmeton klankosova.
Ndërkaq, në lidhje me këtë projekt, ai tha se kjo nuk po bëhet për ndonjë fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale e as për ndonjë fushatë për zgjedhje nacionale.
Mustafa: Demarkacioni në duar të deputetëve
Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka thënë se për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit do të vendosin vetë deputetët.
Sipas tij, ligjvënësit kosovarë do të vendosin se kur do të mund të kalojë demarkacioni pasi që kjo është zgjedhje e tyre.






















