Mustafa ka thënë se vepra e familjes Jashari meriton respektin e të gjithëve.
“Së bashku me kabinetin qeveritar për të bërë nderimi tek heronjtë e familjes Jashari. Ne të gjithë vlerësojmë se vepra heroike e komandantit legjendar Adem Jashari e Shaban dhe Hamza Jashari, e familjes Jashari janë vepra që kapërcejnë kornizat e historive të flijimit të tillë për liri të vendit dhe për mbrojtje të pragut të shtëpisë. Është vepër që meriton respekt të veçantë të të gjithë ne dhe para së cilës ne përkulemi të gjithë”, ka thënë Mustafa.























