• Latest
  • Trending
  • All

Mustafa: Propaganda serbe për luftë është jashtë realitetit, dialogu në fazën përfundimtare

12/02/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mustafa: Propaganda serbe për luftë është jashtë realitetit, dialogu në fazën përfundimtare

12/02/2017
in Aktualitet, Lajme

Gjatë kësaj interviste kryeministri Mustafa ka folur edhe për propagandën e vazhdueshme të Serbisë se “Kosova po përgatitet për luftë”, duke thënë se kjo është në shpërputhje me realitetin. Po ashtu Mustafa ka folur edhe për ndërtimin e të ashtuquajturit “muri i ri” në veri të Mitrovicës, për politikën e brendshme, për zgjedhjet e parakohshme dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Cili është komenti juaj lidhur me propagandën e vazhdueshme të Serbisë se Kosova po përgatitet për luftë?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Mustafa: Mund të them se propaganda mediale në Beograd karakterizohet nga një shpërputhje e paparë me realitetin. Është e çuditshme deri në çfarë nivelesh mund të arrijë përpjekja për të bërë lajm, duke mos u shërbyer me asnjë argument. Megjithatë, ajo çfarë mund të them është se të ashtuquajturat ‘Lajme të Rreme’, të njohura në anglisht si ‘Fake News’ që janë bërë aktuale në botë së fundi, në disa medie të Beogradit kanë traditë dhjetëra vjeçare dhe nuk duhet të merremi seriozisht me to. Bile, miqësisht i ftoj edhe disa media tonat, që të mos e trajtojnë me prioritet të madh dhe të mos i konsiderojnë si “barometër i së vërtetës” deklaratat e disa zyrtarëve të Beogradit, siç ka ndodhur në disa raste së fundi.

Ajo që mund të them është se Republika e Kosovës është modeli më i mirë rajonal dhe më gjerë i shtetit demokratik, i cili ofron të drejtat më të avancuara si dhe siguri të plotë për komunitetet jo shumicë. Institucionet tona janë të përkushtuara për dialog më të gjithë fqinjët, për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Republika e Kosovës, po ashtu, po forcon çdo ditë e më shumë shtetësinë, sovranitetin, subjektivitetin ndërkombëtar si dhe institucionet e saj në kuadër të rrugës integruese euroatlantike, në partneritet me SHBA-në dhe BE-në.

Muri në veri u rrëzua, mirëpo u tha se po ndërtohet një “mur i ri”. A ka hapësirë këtu për shqetësim se Serbia nuk do ta respektojë marrëveshjen e arritur?

Mustafa: Ajo që thuhet, siç e përmenda më parë, është shpeshherë në shpërputhje me realitetin. U tha që treni hyn në Kosovë, por nuk hyri. Bile, pati që kërkuan dorëheqje “pse hyri treni”! U tha që muri nuk rrëzohet, por u rrëzua. Po thuhet që po ndërtohet një mur i ri, por nuk është e vërtetë. Andaj, unë preferoj të flas për atë që po ndodhë, dhe jo për atë që po thuhet. E ajo që duhet të ndodhë është se sipas planit, për të cilin janë pajtuar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, aty nuk do të ndërtohet mur, por do të ndërtohet një shesh për këmbësorë, me disa pjesë përcjellëse, të cilat do të jenë plotësisht në përputhje me ligjet dhe praktikat e ndërtimit të shesheve.

Ndërkaq, sa i përket pyetjes se a do ta respektojë Serbia këtë marrëveshje, siç keni pasur mundësi që të informoheni në detaje gjatë ditëve të kaluara, ne në asnjë rrethanë nuk kemi bërë marrëveshje me Serbinë për këtë çështje. Ne kemi biseduar me kryetarin e Mitrovicës së Veriut dhe pjesëtarët e komunitetit serb në Kuvend dhe në Qeveri të Kosovës, të cilët janë zgjedhur me votat e qytetarëve, për zgjidhjen ligjore të kësaj çështje. Kanë qenë prezent edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, ata të Zyrës së BE-së dhe Ambasadori i SHBA-së. Pra, çështja e murit ka qenë çështje e brendshme e Kosovës, e zgjidhur përmes bisedash ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale të Kosovës, me përkrahjen evidente të partnerëve ndërkombëtarë.

Po flitet se do të ndryshojë formati i dialogut. A do të jetë Presidenti Thaçi ai që do të marr në duar timonin e bisedimeve me Serbinë?

Mustafa: Përtej përfoljeve, mund të them se kjo nuk është çështje e njëanshme e Kosovës. Pra, formati i dialogut do të jetë rezultat i vendimeve që do të merren në bashkëbisedim me partnerët të BE-së dhe në përputhje me dinamizmin e këtij procesi.

Unë mendoj se kemi hyrë në fazën përmbyllëse të këtij procesi të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe me praninë e domosdoshme të SHBA-ve. Vlerësoj se në këtë fazë ky proces duhet të jetë shumë më dinamik, me afate dhe caqe më të qarta. Ka hapësirë që pala jonë të jetë më gjithëpërfshirëse, të ketë përfaqësues të opozitës, të shoqërisë civile dhe që të konkludohet në një të ardhme të shpejtë.

Të kthehemi pak tek politika e brendshme. Si po shkojnë punët brenda koalicionit PDK- LDK? Ditëve të fundit sërish janë paraqitur deputetë të PDK-së që kërkojnë prishje të koalicionit. Cili është komenti juaj? A pritet të ketë riformatim të Qeverisë?

Mustafa: Unë mendoj se koalicioni qeverisës është rezultat i votës së qytetarëve, në përputhje me interesat e vendit dhe me vullnetin e subjekteve politike, pjesë të saj. Pra, ky koalicion as nuk është krijuar për t’ia bërë qejfin personave të caktuar, e as nuk mund të prishet për shkak të “analizave”, interesave, pakënaqësive apo dëshirave të individëve.

Kjo Qeveri ka përmbyllur MSA-në, ka bërë reforma të mëdha ekonomike, ka shënuar rritjen ekonomik më të lartë në regjion për dy vite rresht dhe Buxhet 2 miliardë euro, ka zgjidhur pas 17 vjetësh çështjen e Trepçës dhe çështjen e veteranëve, uli papunësinë nga 35% në 26%, rriti pensionet deri në 70%, rriti asistencën sociale 25%, plotësoi kriteret dhe mori rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave, krijoi kushte që Kosova të ecë përpara në anëtarësimin në UEFA dhe FIFA, bëri të mundshme pajisjen me Kod Shtetëror Telefonik, u ballafaqua me sfidat e brendshme dhe të jashtme, që po e lufton me çdo mjet korrupsionin dhe krimin e organizuar… Andaj, para se t’ia bëjmë qejfin individëve të caktuar në partitë tona, ne tani jemi të fokusuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit, në transformimin e FSK-së, në punësimin e qytetarëve, në rritje edhe më të madhe ekonomike, deri në 5%, e jo të merremi me gara elektorale të panevojshme që do t’i prolongonin këto procese zhvillimore për shtetin.

Edhe opozita vazhdimisht po kërkon zgjedhje të parakohshme në vend, duke thënë se koalicioni nuk është parimor. A do të shkojë vendi këtë verë në zgjedhje apo jo?

Mustafa: Një opozitë që nuk kërkon zgjedhje, së paku deklarativisht, nuk do të mund të quhej opozitë.
Kurse, parimet vijnë në shprehje më së miri në punën dhe përkushtimin që dëshmohet gjatë një qeverisjeje, e jo në leksionet opozitare mbi parimësinë.

Parimore është t’ia avancosh rrugën integruese vendit duke përmbyllur MSA-në, dhe duke përmbushur kriteret për liberalizim vizash, të bësh reforma të gjithanshme, të arrish zhvillim ekonomik, të zgjidhësh brenda 2 vjetësh qeverisjeje çështje të hapura për 17 vjet, si çështja e Trepçës dhe e veteranëve, që të forcosh shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar, që të mos lejosh zhytjen e vendit në kaos e anarki, që të ulësh papunësinë, të rritësh pensionet dhe asistencën sociale, të pajisësh vendin me Kod Shtetëror Telefonik, e jo të shkruash letra kundër realizimit të një të arriture të tillë, që të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, e shumë të arritura të tjera që i kemi realizuar gjatë kësaj kohe.

Andaj, unë mendoj se ne duhet të respektojmë kalendarin zgjedhor dhe që në vjeshtë të mbajmë zgjedhjet lokale, ndërkaq që në qershor 2018, të mbahen zgjedhjet e rregullta nacionale.

Kur pritet që Demarkacioni të rikthehet në Kuvend?

Mustafa: Sa i përket demarkacionit, ne gjatë kësaj kohe kemi krijuar një hapësirë të mjaftueshme që të zhvillohet debat argumentues, të adresohen të gjitha dilemat dhe pretendimet, përkundër se ka pas një qartësi të konsiderueshme që nga fillimi, aq më shumë pas qëndrimeve të qarta të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, ekspertëve vendorë dhe ekipit tre anëtarësh kredibil ndërkombëtar.

Së fundi, ne kemi krijuar edhe një Komision të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës në të cilin janë ftuar anëtarë nga: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Tri partitë opozitare, Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore, Grupi për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit dhe dy ekspertë nga shoqëria civile, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Agjencia e Ujërave, Agjencia e Pyjeve, KOSTT-i, Agjencia Kosovare e Privatizimit, Policia e Kosovës, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Kryetari i Komunës së Pejës, Kryetari i Komunës së Deçanit, Kryetari i Komunës së Istogut, Kryetari i Komunës së Junikut dhe dy përfaqësues nga Rajoni i Rugovës në Pejë.
Pas përfundim të punës nga Komisioni i pavarur i ekspertëve, raporti i tyre do të aprovohet në Qeveri dhe do të dërgohet për njoftim në Kuvendin e Kosovës si dhe do të njoftohen qytetarët lidhur me territorin e Kosovës para dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Pas kësaj, deputetët e Kuvendit do ta kenë në dorë çështjen e ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Duhet ta kemi të qartë se ratifikimi i demarkacionit do t’i mundësonte qytetarëve lëvizje të lirë, do të ketë ndikim substancial në forcimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit përmes shënjimit të një kufiri ndërshtetëror, si dhe do të ketë edhe efekte të tjera shumë pozitive në partneritetin strategjik me SHBA-të dhe vendet tjera mike në BE dhe më gjerë, si dhe do të ishte kontribut për fuqizimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Sa i përket lëvizjes së lirë, tashmë është e qartë se ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet, duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, angazhim i cili do të vazhdojë edhe më tej, dhe se ka mbetur vetëm çështja e demarkacionit. 

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Mbytet gomonia, shpëtohen skafistët mes thasëve me hashash (Video)

Next Post

Behgjet Pacolli, kandidat i vetëm për të parin e AKR-së

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Behgjet Pacolli, kandidat i vetëm për të parin e AKR-së

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.