• Latest
  • Trending
  • All

Mustafa paralajmëron largimin e ministrit serb, Jabllanovic

02/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Mustafa paralajmëron largimin e ministrit serb, Jabllanovic

02/02/2015
in Lajme, Rajoni

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar mundësinë e dorëheqjes apo largimit të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq.

Deklaratat e Mustafës, të bëra të hënën në Rahovec,vijnë pas trysnive të shtuara nga opozita dhe organizatat e ndryshme, të cilat që nga 6 janari kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviqit.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Jabllanoviq i kishte quajtur më 6 janar “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Ai kishte kërkuar falje publike për këtë deklaratë, por ajo nuk kishte mjaftuar, pasi që qytetarët e Kosovës, ishin vërshuar nga protestat ku kërkesa kryesore ishte largimi i Jabllanoviqit nga qeveria aktuale.

Kryeministri Mustafa, ndonëse e ka cilësuar si të politizuar tej mase nga ana e opozitës deklaratën e ministrit Jabllanoviq, ka paralajmëruar edhe mundësinë e largimit të Jabllanoviqit.

Largimi i tij, ka mbetur të definohet nëse do të realizohet përmes dorëheqjes apo negociatave për këtë rast me Listën Serbe, subjekt të cilit i përket Jabllanoviqi.

“Situata e krijuar, politizimi tej mase i problemit të ministrit Jabllanoviq, krijon kushte që ministri më tutje është vështirë ta ushtroj pozitën e tij prej ministri, për arsye se zgjatja e kësaj situate do të shprehet negativisht edhe sa i përket integrimit të popullatës serbe edhe sa i përket marrëdhënieve tona të përgjithshme që duhet t’i kemi me të gjitha komunitetet”.

“Prandaj, mendoj se ndryshimet duhet të bëhen. Këto ndryshime ne duhet t’i bëjmë edhe në marrëveshje me Listën Serbe dhe komunitetin serb”, ka deklaruar Mustafa.

Ndërkohë, me kërkesën e partive politike opozitare, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është thirrur në interpelancë para Kuvendit të Kosovës, ditën e enjte, për të raportuar për rastin e ministrit, Jabllanoviq.

Opozita, insiston që ministri Jabllanoviq të shkarkohet nga posti, pavarësisht kërkimfaljes së tij publike.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa është “bërë një kryeministër social, me aktivizimin e tij vetëm në ‘Facebook’, kështu që atij do t’i kërkohet të ballafaqohet edhe me Kuvendin në lidhje me ministrin në kabinetin e tij” që, sipas Ymerit, ka fyer qytetarët.

“Kërkesa e parë e protestës; në fakt kërkojmë nga kryeministri që ai me të vërtetë të bëhet kryeministri i vendit dhe t’a sovranizojë postin e kryeministrit, duke e pasur mundësinë, vullnetin dhe guximin që ta shkarkojë një prej ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Mirëpo deri më tani Isa Mustafa e ka dëshmuar që ai nuk e ka ndërmend të sillet si kryeministër sovran”, ka thënë Ymeri.

Pas protestave të fundit më 27 janar që eskaluan me dhunë, debati në Kuvend për rastin Jabllanoviq është mirëpritur edhe nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai ka thënë se problemet duhet të zgjidhen në institucione dhe jo në rrugë.

“Kryesorja është që të rikthehet debati në institucione. Ne do ta kemi të enjten mbledhjen e Kuvendit, ku edhe do të debatohet, bisedohet dhe të njëjtën kohë besoj se do të ketë edhe reflektim dhe të mos futemi në ultimatume e presione të cilat faktikisht na drejtojnë në një drejtim që nuk është në të mirën e Kosovës”, ka deklaruar Veseli.

Ndërkohë, edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri i konsideron fyese deklaratat e ministrit serb Jabllanoviq, por zgjidhjen e sheh vetëm në Kuvend, e jo me protesta të dhunshme.

Sipas Beqirit, në Kosovë ka shumë probleme për të cilat qytetarët edhe mund të protestojnë, por kjo sipas tij, nuk e justifikon dhunën.

“Mendoj se në Kosovë ka 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye të vetme nuk ka që të përdoret dhuna dhe të ketë lëndime. Edhe unë bëj pjesë në grupin e atyre që e konsideron shumë të pamatur, të paqëndrueshëm dhe të pa drejtë pse jo edhe fyese deklaratën e Jabllanoviqit. Por zgjidhjen për këtë e shoh vetëm në Kuvend”, ka deklaruar Beqiri.

Interpelanca e kryeministrit Mustafa është thirrur nga opozita një ditë pas protestës që është paralajmëruar për të mërkurën, në të cilën kërkesë kryesore mbetet shkarkimi i Jabllanoviqit.

Pjesëmarrjen në protestën e ftuar nga Vetëvendosje më 4 shkurt, e kanë konfirmuar edhe dy partitë tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma.

Më 24 dhe sidomos më 27 janar, në protestat që u mbajtën në Prishtinë, situata eskaloi në përleshje ndërmjet protestuesve dhe policisë, që si pasojë solli dhjetëra të lënduar si nga protestuesit ashtu edhe policia e Kosovës.

Previous Post

SASHK proteston të mërkurën nëse nuk i plotësohen kërkesat

Next Post

KESH: Situata në kaskadën e Drinit është nën kontroll

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

KESH: Situata në kaskadën e Drinit është nën kontroll

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.