Këto deklarata kryeministri i vendit, Isa Mustafa i ka bërë në një konferencë të mbajtur për medie ku i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
“Kjo letër nga sekretari i NATO-së është shumë e rëndësishëm sepse rritë bashkëpunimin me aleancën veri-atlantike dhe konfirmon rolin e Kosovës si faktorë për paqe dhe stabilitet në rajon. Ne do të avancojmë hapat e anëtarësimit që në një periudhë jo të largët të bëhemi anëtarë të NATO-së”, ka thënë Mustafa.





















