Ai ka falënderuar të gjithë mysafirët për pjesëmarrje në dasmë.
Postimi i Mustafës:
Një ditë e bukur sot. Me diell. Si një urim për lidhjen martesore të Besnikut me Editën.
Mbrëmë dhe dje kaluam qaste të paharruara me miqtë, shokët, familjarët, të cilët e nderuan familjen time.
Ata që i njihja si shokë të shkollës, të lagjes e të punës, të Arbenit, Afërditës e Besnikut, mbrëmë i takova si familjarë; të rinj që kanë bërë emër në punën dhe profesionet e tyre, por që silleshin me dashurinë dhe afërsinë e kultivuar . U gëzova ashtu siç gëzohem për fëmijët e mi.
Faleminderit të gjithëve!






















