Takimi do të kryesohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ndërkaq pjesë e delegacionit të BE-së është edhe komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.
“Po ashtu, do të nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së, nga ministri Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
Gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel, do të diskutohet për implementimin e deritashëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe për proceset dhe zhvillimet tjera të rëndësishme në Kosovë dhe në raport me integrimet evropiane.






















