Nga burime të besueshme të stafit pranë kryeministrit Mustafa mësohet se tema e diskutimit është çështja e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit te Zi.
Vetë kryeministri malazez, Markoviq gjatë periudhës kur ishte Ministër i Brendshëm është shprehur pse Kosova ende nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje.
Nuk dihet nëse Markoviq do i qëndroj kërkesave të tij të mëparshme apo do ketë lëshime në këtë kërkesë.
Nga ana tjetër Isa Mustafa mësohet se do kërkoj të rishikoj qëndrimin e Kosovës në lidhje me këtë çështje.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.
https://www.youtube.com/watch?v=8HK454zphGU?feature=oembed&w=640&h=360






















