“Pa protagonizëm e garë politike, Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, përkundër kërcënimeve të drejtpërdrejta të pushtuesit serb, shpallën Deklaratën Kushtetuese duke e vënë një gur të madh në ndërtimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Sipas tij, ky hap riafirmoi vizionin dhe vendosmërinë e pathyeshme të popullit të Kosovës për Liri, Pavarësi dhe Demokraci “të cilat u realizuan falë lidershipit brilant të Presidentit Historik, Ibrahim Rugova dhe luftës çlirimtare të nisur nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari”.






















