Ai ka shprehur besimin që buxheti do të aprovohet, pasi sipas tij, është bërë progres në këtë aspekt.
“Ne presim që më së voni të hënën të mbajmë mbledhjen e Qeverisë që ta kalojmë buxhetin. Është bërë progres shumë i mirë dhe besoj se do të aprovohet. Jemi duke diskutuar disa çështje që nuk janë të lehta, por edhe ato do të zgjidhen. Afatin do ta respektojmë dhe do të procedojmë në Kuvend”, ka thënë Mustafa.






















