Ai ka theksuar se PDK për këtë ëështje ka një mendim homogjen dhe ka një vendim të kryesisë për që të votojnë unanimisht këtë marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi.
Derisa për koalicionin me LDK-ën ai tha se është stabil dhe nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje për çështje programore.
Sekretari i PDK-së ka thënë se njëherë për njëherë vendi nuk ka nevoje për zgjedhje të jashtëzakonshme ngase koalicioni është stabil, por edhe se për çështje të caktuara edhe i ka votat për miratimin e ligjeve në Kuvend.
Por ai ka thënë se nëse ndodhin, këto zgjedhje atëherë PDK është e gatshme edhe për zgjedhje ngase ky subjekt politik ka një strukture jashtëzakonisht mirë të organizuae dhe nuk ka ndonjë vend që s’ka nëndegë e seksion të PDK-së.






















