Mushkolaj për lajmi.net ka thënë se presin që atyre t’ju bashkohen sa më shumë qytetarë.
“Natyrisht, ne presim që të na bashkohen sa më shumë qytetarë, duke konsideruar se është momenti i duhur për ta ngritur zërin kundër këtij sistemi kriminalo-politik”, ka thënë Mushkolaj.
Ai thekson se protesta është e qytetarëve dhe ata duhet ta mbajnë gjallë dhe ta çojnë deri në fund.
Sot në Prishtinë është mbajtur protesta e dytë e thirrur nga shoqëria civile, derisa një e tillë është paralajmëruar të mbahet edhe të mërkurën në ora 19.00.






















