Ai për lajmi.net ka thënë se transformimi i FSK-së në Ushtri, do të duhej ta bashkonte spektrin politik, e jo t’i ndante ata.
“Procedimi i ligjit për FSK-në do të duhej të bashkonte spektrin politik, e jo t’i ndante. Sidoqoftë, në këtë rast duket se qëllimi është pikërisht shkuarja në zgjedhje të reja dhe përfitimet individuale. Mospajtimet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar po çojnë drejt zgjedhjeve të reja, të nevojshme”, ka thënë Mushkolaj për lajmi.net
Sipas tij koalicioni PDK-LDK është krijuar që të çojë përpara çështje të mëdha, dhe nëse nuk arrinë të marrë vendime si për ligjin e FSK-së e demarkacionin, atëherë nuk ka arsye që këto dy parti të vazhdojnë qeverisjen.
“Ky koalicion është krijuar me idenë që të çojë përpara çështje të mëdha, andaj nëse nuk kalon ligji për FSK-në, demarkacioni e të tjera çështje si këto, nuk ka kurrfarë arsye që ky koalicion të vazhdojë së qeverisuri edhe më tej”, përfundoi Imer Mushkolaj.
Ligji për transformimin e FSK-së në Ushtri, tashmë është dërguar në Qeverinë e Kosovës, ku nëse miratohet do t’i rikthehet Kuvendit për shqyrtim.
Madje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje deklaroi se nëse ky ligj nuk kalon në Kuvend ai do të jap dorëheqje.






















