Ai bëri të ditur se janë në fazën fillestarë të dizajnimit të këtyre skemave.
“Diaspora nuk është vetëm para por kapital njerëzor dhe profesional i jashtëzakonshëm që përmes politikave tona do ta shfrytëzojmë për zhvillim ekonomik”—shtoi Murati.
Murati u bëri thirrje bizneseve nga diaspora që problemet me të cilat përballen gjatë veprimtarisë biznesore t’i dërgojnë në divizionin në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës në mënyrë që të trajtohen me prioritet.
Murati theksoi se problemet me të cilat përballen më shumë bashkatdhetarët në ushtrimin e bizneseve janë pak a shumë të ngjashme me këto të Kosovës si: Furnizimi me energji elektrike, çështja e arsimimit profesional dhe çështja e sistemit të drejtësisë.






















