Në një intervistë për Epokën e Re, Murati i ka ftuar bashkatdhetarët t’i përgjigjet procesit të regjistrimit të diasporës. Sipas tij, është planifikuar që regjistrimi fizik të përfundojë këtë vit, ndërsa online të vazhdojë edhe më tutje.
“Ne po besojmë se deri në fund të vitit numri i të regjistruarve do të arrijë në 400 mijë bashkatdhetarë”, ka theksuar Murati.
Ai ka mohuar mundësinë e shkrirjes së kësaj ministrie në ndonjë dikaster tjetër qeveritar.
“Zyrtarisht nuk ka asnjë zhvillim rreth këtij procesi. Madje ka elemente në drejtim të kundërt”, ka deklaruar Murati.























