Shtyrjen e seancës për Kallxo.com e konfirmoi avokati Tahir Rrecaj.
Sipas tij, Zuka ka pasur disa probleme shëndetësore dhe mungesa e tij ka bërë që seanca të shtyhej.
Seanca e radhës do të mbahet më 25 tetor.
Fatmir Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar në kohën sa drejtonte ish-Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.
Në procesin e njëjtë me Limajn për të njëjtat akuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës po ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Suka.






















