• Latest
  • Trending
  • All

Mund të paguani me vezë dhe misër…

01/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Mund të paguani me vezë dhe misër…

01/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Faton Esati

Ditëve të fundit të gjithë jemi dëshmitar për ndryshimet e reja ligjore në lidhje me  rritjen e politikave ndëshkuese dhe futjen e dënimeve të reja.  Masa këto që kanë të bëjnë direkt me bizneset, me sjelljen në trafik, me fjalë tjera që prekin direkt xhepin e qytetarëve. Këto ndryshime ligjore shkaktuan revoltë serioze në publik.

A thua vallë keto dënime janë për të gjithë qytetarët që nuk respektojnë ligjin apo janë selektivë? A shqiptohen gjoba të drejta apo kjo varet nga ndjenjat momentale të policit dhe inspektorit? A jepen gjoba fer per rezidentët në njërën anë dhe mërgimtarët në anën tjetër? A thua vetë policët vendosin rripin e sigurimit dhe se kush duhet t’i dënojë këto raste?  Gjobat në fjalë, janë masë ndëshkuese apo mbushje e buxhetit? Janë këto një sërë pytejesh që lidhen direkt me këtë çështje, përgjigjen e të cilave “vështirë se e zbërthejmë”!

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në radhë të parë ndryshimet e reja ligjore në lidhje me rritjen e politikave ndëshkuese dhe futjen e dënimeve të reja ekonomikisht janë destimulues për biznesin dhe individët kur kemi parasysh standardin jetësor dhe gjendjen e vështirë ekonomike në vend.  Teorikisht të ardhurat nga gjobat që janë pjesë e të ardhurave publike dhe që planifikohen në buxhetet vjetore nuk kanë kararkter fiskal, por qëllimi i aplikimit të tyre është nxtija e veprimit në harmoni me ligjet ekzistuese në fuqi.
Ndryshimet e fundit ligjore janë në kundërshtim të plotë me ligjin e Laferit që në teorinë dhe praktikën e financës publike zë një vend të posaçëm. Ky ligj gjerësisht komentohet si lakorja e Laferit dhe shpreh raportin në mes normave dhe të ardhurave tatimore. Sipas lakores së Laferit, të ardhurat tatimore rriten deri në një nivel të caktuar të rritjes së normave tatimore. Kurse me rritjen e normave tatimore mbi këtë pikë, fillon edhe të bjerë niveli i të ardhurave tatimore. Nëse aplikohet normë tatimore 0% atëherë edhe të ardhurat tatimore do të jenë zero. Në të njëjtën mënyrë, nëse aplikohen norma tatimore 100% të ardhurat tatimore gjithashtu janë zero, sepse në këtë rast askush nuk do të dëshironte të punojë njëqind përqind për llogari të shtetit. Implementimi i një niveli optimal të  normave tatimore ka për qëllim rritjen e të ardhurave tatimore. Andaj, nëse shteti është i interesuar të rritë të ardhurat tatimore duhet të gjejë nivelin optimal të normave tatimore që sjellin të ardhura më të larta dhe që nuk demotivojnë njësitë ekonomike (individët, firmat etj). Pra, sipas këtij ligji të argumentuar shkencërisht nga  ekonomisti amerikan Arthur Lafer, kuptojmë se “individët reagojnë kundër rritjes së normave të tatimit”. Thënë pak më ndryshe sa më e madhe të jetë rritja po aq e madhe është edhe prirja për ikje nga pagesa e tatimit. Këtë logjikë padiskutim që mund ta ndjekim edhe për problematikën në fjalë.

Nga kjo kuptojmë se, rritja e politikave ndëshkuese dhe futja e dënimeve të reja do të bëjë që edhe më tepër të kërkohen rrugët për të shmangur pagesat e gjobave dhe të inicohet edhe më shumë korrupsioni dhe rryshfeti. Një praktikë e tillë ka ndodhur sepse dënimet edhe para këtyre masave nuk ishin te ulta dhe do të ndodhë edhe më tepër tash e tutje me aplikimin e këtyre masave. Raportet e afërta me njerëzit e pushtetit, raportet miqësore dhe familjare, vjetërsimi i lëndëve etj. janë praktika që kanë “shpëtuar” disa qytetar nga pagesa e gjobave.  Ajo që mendoj se duhet të dimë është se, pagesave u janë shmangur vetëm ata që kanë pasur një luks të tillë. Kurse përsëri më të dëmtuar nga kjo situatë do të dalin njerëzit më hallexhi dhe më të varfër, ata që kanë më pak mundësi për të paguar, sepse nuk kanë lidhjet e lartëpërmendura. Madje kjo është kategoria e qytetarëve që ndoshta meriton më pak të ndëshkohet.

Nuk jam pro një sistemi pa gjoba dhe masa sanksionuese, sepse një gjë e tillë do të ishte absurde dhe anarkiste. Çdo herë gjenden njerëz që shkelin ligjet çfardo qofshin ato, por ajo që mendoj se duhet bërë është të gjendet niveli optimal i gjobave, i cili do te jëtë funksional edhe atë duke mundësuar respektimin e ligjit në njërën anë dhe duke mos shkaktuar demotivimin e përpjekjes për punë e iniciativë, për kursime dhe investime dhe në këtë mënyrë edhe destimulimin për zhvillimin ekonomik. Paramendoni sikur një individ që punon në Shkup dhe që çdo ditë duhet të udhëtojë në punë nga një vendbanim më i largët si Tetova, Kumanova etj. Cila është logjika e punës nëse një individë i tillë disa ditë para se të marrë pagën mujore (mesatarisht 350 euro) polici i cili është nervozuar me gruan e tij, i shqipton dënim në vlerë 500 euro?  Kjo do të thotë se ky person punon njëqind përqind për llogari të shtetit, madje i duhen edhe ca mjete tjera për të mbuluar dallimin prej 150 euro. Kjo është çmenduria e pashembullt këtyre masave që po zhvasin shoqërinë tonë.

Së dyti, u përfol se masat ndëshkuese në fjalë kanë për qëllim rritjen e disiplinës. Një gjë e tillë është e mundshme dhe në këtë drejtim është rruga më e lehtë, më profitabile për shtetin, por në afatgjatë nuk është e sukseshme. Mendoj se,  kjo nuk duhet të jetë rruga që ne duhet të zgjedhim sepse ne kemi nevojë për qytetar me ndërgjegje të lartë, që respekton ligjin edhe kur nuk janë prezentë policët apo inspektorët. Niveli i disiplinës është reflektim i shumë faktorëve, ku për mendimin tim më i rëndësishëm është struktura arsimore dhe edukative e popullatës. Nëse vërtetë duam qytetar të kompletaur në këtë drejtim ekzistojnë shumë mënyra tjera praktike. Por fatkeqëshit shteti ynë “nuk ka mjete” për projekte të tilla sepse të njëjtat i ka harxhuar në promovimin  e vetes si vend me kulturë të bollshme antike, në kampanja zgjedhore, në projekte joproduktive etj. Përveç kësaj dhe ndoshta sfera më e fortë ku institucionet kompetente mund të rrisin disiplinën është  arsimi fillor dhe veçanërisht ai i mesëm.  Por  a thua kemi kuadro të mirëfilltë që mund t’i prijë kësaj nisme nëpër institucionet përkatëse?

Gjithashtu, u tha se për pagesën e gjobave do të aplikohet sistem i precizuar me afate dhe procedura të rregulluara, përmes tërheqjes së parave nga llogaritë bankare të qytetarëve apo edhe forma të tjera.  Për të ironizuar këtë politikë mendoj se nga format tjera mënyra më e duhur në kushtet ekonomike aktuale do të ishte pagesa me vezë dhe misër! Le të fillojmë nga forma e parë e këmbimit sikur në antikë dhe ndoshta gjërat do të përmirësohen. Fundja ç’të paguajë më parë qytetari i shkretë me pagën 350 euro, bukën e gojës, barnat, rrymën që shtrenjtohet vazhdimisht, shkollimin e fëmijëve etj. apo gjobat ekstremisht të larta. Madje për të gjitha këto nuk na mjaftojnë as vezët dhe as misri!

Presim që të dalin zyrtarët dhe të na thonë, mund të shtoni numrin e pulave dhe sipërfaqet e mbjellura me misër sepse tani e tutje do të keni mundësi të paguani me vezë dhe misër, mjafton që t’ju marrim diçka.

Previous Post

Çshenjtërimi i nacionalizmit

Next Post

Pasqyra e shtypit (1 nëntor 2014)

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pasqyra e shtypit (1 nëntor 2014)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.