“Qëndrimi i tyre nuk është të goditet vetëm UÇK- ja, por edhe NATO, SHBA dhe BE-ja”.
Ai tha se Serbia do t’i godasë këto në vazhdimësi dhe në veçanti njerëzit e UÇK-së për t’ia humbur historinë këtij vendi.
“Në rastin ‘Drenica’ jo rastësisht janë futur këta emra, se ‘Drenica’ është edhe në rastin e Dick Martit ”, tha Muja.
Sipas deputetit të PDK-së, ata janë në dijeni që nuk duhet përzier në drejtësi, por thotë se ata kanë huqur në disa çështje duke mos e vlerësuar drejëtsinë vendore, duke dërguar mesazh që nuk ka drejtësi vendore, andaj thotë se kanë drejtësi ndërkombëtare.























