Muhaxheri përmes një postimi në Facebook e ka thumbuar Mustafën duke e quajtur si dështak që nuk ka guxim të marr vendime të rëndësishme për vendin.
“Si sillet Isa si kryetar partie hiq nuk më bënë përshtypje, mirëpo se si po sillet si kryeminister kjo është shqetësuese. Një kryeministër anemik në aspektin e veprimit politik që dështon ne krijimin e ushtrise, nuk bënë zgjidhje për demarkacionin, ndërsa Kosova vazhdon rrezikun që të mbetet pa viza e pa ushtri si rezultat i mungeses se guximit të tij. Ka ardhe koha kur ky post duhet t’i kthehet partise qe merr vendime të rëndësishme për vendin . Ka ardhe koha qe PDK ta merr kryeministrin”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.






















