MSh i siguron qytetarët se do të ketë vaksina të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal për kategoritë më të ndjeshme dhe i inkurajon qytetarët që të vaksinohen në Njësitë e vaksinimit në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat e tyre.
Në mënyrë simbolike, një grup i qytetarëve të moshuar janë vaksinuar të hënën në IKSHP, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të moshuarve.






















