Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se vendet e Nismës së Evropës Qendrore mbështesin dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.
“Në datën 3 qershor 2014, në kuadër të kryesisë austriake, u mbajt në Vjenë takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI). Takimi miratoi një deklaratë politike në të cilën theksohet se ministrat mirëpresin një vendim pozitiv të Këshillit Evropian në qershor, lidhur me statusin kandidat për Shqipërinë.”- thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Në fjalën e tij në takim, Ministri Bushati, pasi theksoi vullnetin e Qeverisë Shqiptare për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm me vendet anëtare të Nismës së Evropës Qendrore, nënvizoi gatishmërinë e palës sonë për të qenë pjesëmarrës aktivë në projektet dhe aktivitetet e organizatës në fushat prioritare, si: transport, energji, turizëm, kulturë, mbrojtje e mjedisit, etj.
Sipas MPJ-së, në kuadër të përgatitjeve lidhur me 25 vjetorin e CEI-t, Bushati, nënvizoi se ky përvjetor duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të evidentuar çka është arritur dhe për të përcaktuar rrugën në të cilën do të ecet në të ardhmen. Shqipëria, vuri në dukje ai, mbetet e angazhuar për të dhënë kontributin e saj gjatë këtij procesi.
Duke përshëndetur presidencën austriake për prioritetet dhe kontributin gjatë kryesimit të saj të CEI-t, ministri Bushati përshëndeti ftesën për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në takim, duke e konsideruar këtë si një hap në drejtimin e duhur, për të realizuar në praktikë parimin e gjithë-përfshirjes në bashkëpunimin rajonal.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...