Pas sulmeve terroriste në aeroportin e Brukselit, Ministria e Jashtme referuar informacioneve nga Ambasada jonë në Bruksel bën me dije se nuk ka të dhëna deri tani për shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet e sotme terroriste në Bruksel.
Ambasada jone në Bruksel qëndron në gatishmëri për situatën e krijuar dhe ka vendosur një numër ku shqiptarët mund të kontaktojnë ++32 (0) 488950217
MPJ dënon sulmet terroriste që goditen sot Brukselin dhe shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira.
Ministria e Jashtme deklaron se Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.















