Lajmi.net është interesuar të marrë përgjigje në lidhje me këtë deklaratë të Gjuriqit në Ministrinë e Punëve të jashtme të Kosovës, e cila zakonisht lejen ose nuk lejon zyrtarët serbë të hyjnë në Kosovë.
“Në raport me deklaratat e Marko Gjuriqit, drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Republika e Kosovës merr vendime dhe jo deklarata”, ka deklaruar Bashmir Xhemaj për lajmi.net, i cili është shef i kabinetit te ministrit Hoxhaj.
Përndryshe, Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka marrë vendim që t’ia ndalojë Marko Gjuriqit hyrjen në Kosovë për dy javët e ardhshme.
Sidoqoftë, pritet që të dielën të kuptohet nëse ky vendim do të zbatohet plotësisht apo eventualisht do të ndryshohet.























