“Jemi marr në mënyrë intensive dhe do ta japim maksimumin që të bëjmë një zgjidhje të shpejtë”, tha ministri Enver Hoxhaj.
Duke folur për këtë çështje, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, tha se janë koordinuar përpjekjet përmes kanaleve diplomatike që të arrihet që komandanti i Policisë të lirohet sa më shpejtë, sepse nuk ka asnjë bazë ligjore që të mbahet në arrest.
“Është e papranueshme që në listat e Interpolit të jenë njerëz që kanë marrë pjesë në luftë”, tha ministri Hyseni.
Përndryshe, të mërkurën në mbrëmje, Nehat Thaçi, komandant i Policisë për rajonin e Mitrovicës është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Konçul derisa hynte në territorin e Serbisë.






















