Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë thekson se nuk janë të sakta informacionet se Shkupi për shkak të mospagesës së anëtarësimit, e ka humbur të drejtën e votës në Parlamentin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve tëBashkuara.
Nga MPJ informojnë se borxhi është paguar dhe së shpejti kjo do të theksohet në OKB.
“Kemi pasur dy javë afat që ta paguajmë. Lidhur me pagesën për anëtarësim në Kombet e Bashkuara shuma e nevojshme është paguar dhe së shpejti pritet që kjo te theksohet në KB”, thonë nga MPJ.
















