Të dielën parashihet të mbajë mot me diell por që pasdite nëpër disa lokalitete mund të ketë reshje të intensitetit të ulët.
Sipas IHK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.
“Shtypja atmosferike do të ketë luhatje të vogla por që do të jetë rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s.






















