Sipas parashikimit të nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat maksimale do të luhaten nga 29C deri në 31C, e ato minimale nga 15C deri në 16C.
Në fillim të javës së ardhshme një turbullirë nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore do të depërtojë mbi rajonin tonë kur pritet të sjellë përkeqësim të motit me reshje shiu e bubullima, si dhe rënie të theksuar të temperaturave maksimale nën vlera mesatare, në 19C deri 21C, e atyre minimale në 12C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu-verilindja 1-8m/s.






















