• Latest
  • Trending
  • All

Moszhvillimi ekonomik në vitin 2014, pasojë e bllokimit institucional?!

08/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 24 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Moszhvillimi ekonomik në vitin 2014, pasojë e bllokimit institucional?!

08/01/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Jakup Krasniqi

Këto ditë disa ekspertë të ekonomisë moszhvillimin ekonomik në vitin 2014 e ndërlidhën me bllokimin disamujor të krijimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e lira. Paksa e habitshme kjo, në fakt, e paqëndrueshme. Nuk e mbroj moskrijimin e institucioneve, duke qenë se “vonesa” më së paku i është dashur Kosovës, sikundër që ka pasur shumë mundësi që ajo të mos ndodhte. Por, shtrohet pyetja: A e ka Kosova këtë nivel të zhvillimit ekonomik shkaku i bllokadës institucionale gjashtëmujore? Vështirë të besohet. Sidomos nga secili njeri që, gjatë gjithë këtyre viteve, i ka ndjekur zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë. Epo, si mund të thotë ndonjë ekspert i ekonomisë, se cili apo cilat projekte ekonomike kanë qenë të planifikuara dhe kanë mbetur pa u realizuar gjatë atyre gjashtë muajve? Kjo do të thotë, të mos e adresosh problemin aty ku duhet. Konsideroj se i vetmi “projekt”, që është vonuar dhe nuk ka ndonjë pasojë për qytetarët tanë, për “vonesën” e ndodhur, nuk është i natyrës ekonomike, por i natyrës politike – krijimi i Gjykatës Speciale dhe vazhdimi i bisedimeve të Brukselit, mes Kosovës dhe Serbisë. Ndonjë projekt ekonomik me peshë nuk hezitoj ta them se nuk më kujtohet. Ndoshta dikush mund të aludojë, bie fjala, për Autostradën apo Brezovicën. Por, duke anashkaluar aludimet, problemet duhet t’i kërkojmë më larg, shumë më larg. Ato, sigurisht që nuk janë krejt të paqarta, me skena e prapaskena nga më të ndryshmet, të qëllimshme e të paligjshme varësisht optikës së “ekspertëve” të “rastit” apo të “porositur”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Shoqëria e organizuar në Kosovë, nëse vërtet do t’i kapërcejë vështirësitë ligjore dhe ekonomike, duhet t’i identifikojë, njëkohësisht dhe t’i “skanojë” mirë e mirë, me emër e mbiemër, shkaktarët e kësaj gjendjeje “të krijuar”. Me mashtrime, servilosje, yryshe të korruptuara dhe vajtime nuk kapërcehen problemet e grumbulluara ekonomike. Asnjë mossukses i shoqërisë shqiptare, pra, jo vetëm të Kosovës, nuk mund të lidhet vetëm me vitin 2014, aq më pak me 5-6 muajt e “bllokimit” institucional. Vështirësitë që janë grumbulluar në Republikën tonë, mund të kapërcehen vetëm me një vizion të qartë e të përgjegjshëm, me dije e planifikim, me punë e përkushtim, me djersë e sakrificë, me dashuri e vendosmëri, me synimin kulmor: për të ndryshuar gjendjen ekonomike në vend. Këto që sapo i thashë, duhet të udhëhiqen nga institucionet e shtetit, të cilat, nëse nuk drejtohen nga njerëzit që e duan këtë vend (më shumë se egoizmat meskine), që kanë dije menaxhuese të planifikimit e vendosmëri në vendimmarrje, të zhvillimit e të stabilizimit ekonomik e shoqëror, nuk mund të thuhet se janë kryer obligimet institucionale, qytetare dhe kushtetuese. Asnjë punë në jetë, fizike a intelektuale qoftë, nuk kryhet si duhet pa e zotëruar mirë dhe pa përkushtim dhe ndërgjegje qytetare e kombëtare. Prandaj, nëse institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të shtetit që u krijua nga të gjithë, duhet pasur synim zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Ky zhvillim duhet filluar sa më parë:

1. Me menaxhimin e pasurisë njerëzore. Pasurinë njerëzore e kemi një fat e përparësi që duhet shfrytëzuar. Gjatë gjithë këtyre viteve të lirisë e të pavarësisë, me ketë pasuri në Kosovë është menaxhuar tepër keq. Në vend që punës t’ia gjenim njeriun e duhur, u është gjetur puna njeriut abuzues të stilit “kam një punë, që s’kërkon punë”(!). A ka mundësi që vendi të zhvillohet me njerëzit e tillë, të cilët krekosen pa fije turpi se kanë zënë një punë të tillë (dhe ku tjetër, pos në institucionet e shtetit!), ku, rrjedhimisht “nuk bëjnë asgjë”! Derisa vlen konstatimi i qëndrueshëm se “puna është burimi i pasurisë se kombeve”, siç thoshte Adam Smith-i qysh para më shumë se dy shekujve. Vendosja e njerëzve të duhur në vendet e duhura është domosdoshmëri, aq më tepër nëse këtij vendi ia dëshirojmë zhvillimin e përparimin. Deri më tani shumë gjëra janë bërë si nuk është dashur. Gjërat duhet ndryshuar, por me kë dhe si, kjo është çështja!

2. Me privatizimin. Me njerëzit e duhur, me të cilët është dashur që të bëhej një formë e privatizimit të pasurisë kombëtare (publike apo shoqërore), me politika të studiuara e të planifikuara mirë. Ne, procesin e privatizimit e kemi filluar me njerëz që kurrë nuk kanë ditur ç’është qeverisja, përveç bërjes së misionarëve apo militantit. Me qëllimin parësor që privatizimi t’i jepte një hov zhvillimit ekonomik, i cili do të rigjeneronte vende pune. Duhet pranuar, tek ne procesi i privatizimit nuk e ka arritur asnjërin efekt, veç një pasurimi të kriminalizuar, nga i cili janë pasuruar grupe njerëzish të lidhur me disa qarqe politike (u thënçin politike!). Këtij privatizimi, të kryer deri më tani, medoemos duhet t’ia bëjmë një rivlerësim profesional. Këta që janë në qeverisje për ndarjen e “tortës”, vështirë do ta bëjnë këtë.

3. Me menaxhimin e telefonisë mobile. Me menaxhimin që i është bërë PTK-së, në mënyrë të veçantë telefonisë mobile, gjatë gjithë këtyre 15 vjetëve, tregon një papërgjegjësi të shkallës së lartë dhe e cila nuk është bërë siç thuhet “për sy të zi”, si në kohën e menaxhimit nga ndërkombëtarët si dhe më pas nga vendorët. Së këndejmi, kjo ndërmarrje publike kërkon që t’i bëhet një auditim mikst (i përzier), vendor e ndërkombëtar, sidomos që nga koha kur është filluar me operatorin e dytë (mobil) dhe më pas, si janë krijuar “kopilët” operatorë. Këto veprime “Valën” e kanë bërë të pavlerë për cilindo blerës serioz.

4. Me menaxhimin e kapaciteteve energjetike. Edhe menaxhimi i kapaciteteve energjetike është treguar gjithashtu tepër i papërgjegjshëm, nga të gjitha Qeveritë e pasluftës, vendorë e ndërkombëtarë, sidomos kapaciteteve prodhuese të thëngjillit të linjitit. Sigurisht që gjatë viteve të shkuara, Kosova nuk ka pasur investim më të mençur sesa investimi në ngritjen e kapaciteteve energjetike (në termocentrale). Investimet në energjetikën tonë përveç që do të rigjeneronin vende pune, do të prodhohej energji edhe për tregun e rajonit, por edhe do të krijonin mundësi edhe për investime të tjera zhvillimore në Republikën tonë.

5. Me menaxhimin e tokave bujqësore. Jemi dëshmitarë të menaxhimit tejet të keq gjatë këtyre viteve të administrimit të tokave bujqësore. Madje, në këtë plan nuk kemi pasur fare politika të administrimit të kësaj pasurie kombëtare. Kosova është shembulli më i keq i mundur sesi nuk duhet të shfrytëzohet toka bujqësore. Këto politika duhet të ndryshohen sa më parë, pasi investimet në bujqësi, agrikulturë e blegtori janë më të përballueshme për buxhetin e shtetit. E shteti, çuditërisht, pak është kujdesur për prodhimin vendor.

6. Me industrinë ndërtimore. Një segment i rëndësishëm i këtyre viteve ka qenë industria e ndërtimeve, e cila po të menaxhohej si duhej do të ishte një burim i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik. Sidomos po të menaxhohej mirë kjo industri në qytetet kryesore (më të mëdha) të Kosovës. Kjo industri i ka ndihmuar pak zhvillimit, por i ka ndihmuar shumë pastrimit të parave të pista (të korrupsionit të madh) të këtyre viteve.

7. Me pasuritë nëntokësore. Kosova është mjaft e pasur me pasuri nëntokësore (me minerale). Edhe në këtë fushë kemi një menaxhim jo të mirë, por ka ende mundësi për korrigjim e mirëmenaxhim në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë, por ekzistojnë të gjitha predispozitat, që edhe kjo pasuri kombëtare të keqpërdoret, siç është keqpërdorur edhe pjesa tjetër e pasurisë kombëtare. Ta shpëtojmë të shpëtueshmen! Nëse nuk e ndryshojmë qasjen e menaxhimit të pasurive kombëtare, Kosova do të mbetet një portë e hapur për dyndjen e vazhdueshme të qytetarëve të saj!

Të përfundojmë. Kosova ka pasuri të shumta kombëtare, por nëse nuk ka një vullnet politik nga politikëbërësit për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj pasurie, perspektiva e Kosovës do të jetë e zymtë, mbase e pashpresë dhe faji nuk mund t’u mbetet vetëm politikanëve, pasi ata janë pasqyra e shoqërisë sonë. Nëse shoqëria jonë ua lejon pak politikanëve të keqmenaxhojnë me pasurinë kombëtare, atëherë kush duhet të jenë mbrojtësit e kësaj pasurie? Mos ata shpëtimtarë hipotetikë do të vijnë nga Marsi, apo alienë, duke mos u përqendruar vetëm në marsianë, për të na shpëtuar nga të “padijshmit” apo abuzuesit e politikës qeverisëse? Fundja, të mos realizohet ajo e famshmja “prit gomar deri të dalë bar”…

Previous Post

Çfarë faji kanë shqiponjat?

Next Post

Raporti për Shqipërinë, Bregu e Bumçi takojnë Fleckenstein

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Raporti për Shqipërinë, Bregu e Bumçi takojnë Fleckenstein

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.

Fatal error: Uncaught wfWAFStorageFileException: Unable to save temporary file for atomic writing. in /home/theatctc/public_html/wp-content/plugins/wordfence/vendor/wordfence/wf-waf/src/lib/storage/file.php:34 Stack trace: #0 /home/theatctc/public_html/wp-content/plugins/wordfence/vendor/wordfence/wf-waf/src/lib/storage/file.php(658): wfWAFStorageFile::atomicFilePutContents() #1 [internal function]: wfWAFStorageFile->saveConfig() #2 {main} thrown in /home/theatctc/public_html/wp-content/plugins/wordfence/vendor/wordfence/wf-waf/src/lib/storage/file.php on line 34